LAJMI I FUNDIT:

Hungaria për herë të dytë refuzon ekstradimin e Gruevskit

Hungaria për herë të dytë refuzon ekstradimin e Gruevskit

Hungaria nuk do të ekstradojë ish-kryeministrin Nikolla Gruevski as për ngjarjet lidhur me të enjten e përgjakshme, kanë bërë të ditur nga Ministria e Drejtësisë.

“Është pranuar njoftimi se Gjykata Rajonale Supreme ka sjellë vendim përfundimtar se nuk janë plotësuar normativat ligjore për ekstradimin e Nikolla Gruevski, sepse me kërkesë të tij i është miratuar azili në Hungari. Në përputhshmëri me aktin numër 38 për ndihmë ndërkombëtare juridike, personit të cilit i është dhënë azili nuk do të ekstradohet në shtetin nga ku ka ikur”, kanë thënë nga Ministria e Drejtësisë për A1on, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Hungaria më herët ka refuzuar ekstradimin e Gruevskit, pas kërkesës për të vuajtur dënimin me burg për lëndën “Tanku” të PSP-së.

Ndryshe, në Gjykatën Penale është caktuar seancë për të vlerësuar aktakuzën për organizatorët e ngjarjeve të 27 prillit, në të cilat i përfshirë është edhe Gruevski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori