Lëvizja Vetëvendosje ka mohuar pretendimet e LDK-së se ka indikacione për rënien e Qeverisë Kurti gjatë vjeshtës së vonë. Partia në pushtet e ka quajtur të pavërtetë edhe deklaratën eArben Gashit se 8 deputetë të saj janë të interesuar t’i bashkohen LDK-së. Por, një deputet i LVV-së e ka paralajmëruar braktisjen e këtij subjekti politik dhe krijimin e një grupi të ri parlamentar, nëse miratohet Projektligji për pagën minimale dhe në të nuk përfshihen e veteranët e luftës.
Qeverisë më të fuqishme që ka pasur Kosova, asaj të udhëhequr nga Albin Kurti, pritet t’i shkunden themelet në vjeshtë.
Ky ka qenë pretendimi që kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi bëri të mërkurën në “Debat Plus”, derisa foli rreth mundësisë për prishjen e koalicionit qeverisës.
Sipas Gashit, janë tetë deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje që kanë shprehur interesim t’i bashkohen grupit parlamentar të LDK-së.
Por të gjitha këto pretendime të Gashit i ka mohuar shefja e deputetëve të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari – Lila.
Ajo i ka vlerësuar deklaratat si të pavërteta dhe spekulative.
“Fare nuk besoj se qëndrojnë këto pretendime për arsye se nuk ka pasur as indikacione apo shprehje të vullnetit për të kaluar apo pakënaqësi për brenda grupit. Situata është normale në grup, me një frymë komunikimi dhe bashkëpunimi, prandaj për më tutje, për kë ka menduar besoj që Gashi duhet të flas”, ka thënë Mimoza Kusari-Lila.
Shefja e deputetëve të LVV-së, Kusari-Lila ka mohuar të ketë krisje raportesh me edhe me partnerin qeverisës, listën Guxo.
Megjithatë, muajve të fundit ka pasur mospajtime e përplasje publike për disa tema brenda grupit parlamentar të VV-së.
Deputeti Fatmir Humolli, ish-ushtar i UÇK-së ka kundërshtuar vendimin e grupit të tij për të miratuar në parim projektligjin i cili përjashton veteranët nga rritja e pagës minimale.
Nëse veteranët përjashtohen përfundimisht nga kjo rritje, Humolli në një deklarim për RTV Dukagjini ka paralajmëruar braktisjen e Vetëvendosjes dhe krijimin e një grupi të ri parlamentar.
“Çështja e veteranëve është në proces. Nuk do të jem pjesë e grupit (v.j. nëse veteranët përjashtohen nga rritja e pagës minimale). Do të jem deputet i pavarur, ashtu siç kam qenë në listën e VV-së si i pavarur dhe nuk i bashkohem asnjë grupi politik. Do të shohim mundësinë për të bërë një grup tonin parlamentar”, ka thënë Humolli.
Në deklarimin me shkrim për televizionin, Humolli nuk ka pranuar të tregojë se kush tjetër do të mund t’i bashkohej këtij grupi të ri, duke thënë se kjo do të merret vesh ndërkohë.
Megjithatë, Humolli thotë se Qeveria do ta ketë përkrahjen e tij për çështjet që i konsideron të drejta.
Pakënaqësi brenda VV-së ka nxitur edhe Kodi Civil i cili lejon martesat mes gjinisë së njëjtë, kundër të cilit kanë votuar 14 deputetë të këtij grupi parlamentar.
Në mesin e tyre është edhe deputeti nga lista “Guxo”, Burim Meta. Ai mohon të jetë një nga deputetët që mund t’i bashkohen LDK-së.
“Gashi ia ka ‘ut’! Aktualisht s’ka lidhje me të vërtetën dhe çështjet pa lidhje, unë nuk i komentoj”, ka thënë Meta.
Qeveria Kurti ka mandat për të qeverisur me vendin deri në vitin 2025. /Dukagjini/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
NATO-ja dislokon forca shtesë në Kosovë

Deputeti shqiptar: Kosova nuk është vetëm, rënia e çështjes së veriut e çon Vuçiqin në negociata pa kushte dhe shantazhe

Sulmohen gazetarët me gjësende të forta në Leposaviq

Raportuesi për Ballkanin në Bundestag: Të shqyrtohet mundësia e shtimit të trupave të KFOR-it në veri

Shqipëria i ofron KFOR-it mbështetje të plotë për ngjarjet në veri të Kosovës

Borrell flet për situatën në veri: Kosova të pezullojë operacionet policore rreth ndërtesave të komunave

Imagine Films Sh.P.K

Nina Boxes NPSH

Imagine Films Sh.P.K

Brace Law

Dea Bau

Shitet banesa 121.52m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Shitet shtëpia 299.81 m², një strehë qetësie në Zllatar ID-195

Me fletë poseduese dhe në qendër të Prishtinës kjo banesë ofrohet për blerje ID-194

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas

Komoditet superior për orë të tëra loje për fëmijët tuaj falë atleteve Adidas

Krijoni kombinime të pafundme – atletet Puma që shkojnë me çdo veshje

Përshtatja moderne dhe eleganca klasike – maica Polo Giovanni Ferrini për meshkuj

Atletet Adidas ofrojnë mbështetje për këmbët dhe nuk shkaktojnë djersitje
Më të lexuarat

Huliganët serbë që plagosën ushtarët e KFOR-it, mbanin në kokë simbolin e kriminelit famëkeq Veljko Belivuk

Lista me 10 yjet që janë pa kontrata pas 30 qershorit

Deputetja britanike, Kearns: Në veri të Kosovës, bandat serbe po paguhen dhe armatosen me armë nga Beogradi

Ushtari amerikan i KFOR-it, Simiqit: Shoh njerëz me maska që bëjnë lëvizje të dyshimta

Dhunë, krisma armësh, gaz lotsjellës, e djegie të veturave, gjatë protestës në Zveçan

Bildt: Protestuesit serbë sulmuan KFOR-in, kjo është më e keqja që është parë në Kosovë për shumë vite