Çka është Hummus?

Është një krem i përhapur, në formë pureje dhe nga përbërës tjerë të shëndetshëm që është bërë shumë i famshëm në mbarë botën gjatë këtyre dy dekadave të fundit.

Hummus është krejtësisht natyral, vegan, pa gluten dhe pa ndërhyrje gjenetike (GMO Free). Përbërësit kryesorë të tij janë: qiqra, vaj ulliri, hudhra, lëng limoni, kripë deti dhe tahini.

Hummus nga NOA është i vetmi produkt origjinal, i kontrolluar, me përbërës të vërtetë, me efekte vetëm pozitive për shëndetin tuaj dhe një shtesë perfekte jashtëzakonisht e shijshme me shumë fibra.

LUFTON GRIPËRAT DHE SËMUNDJET

Fasulet dhe qiqrat në veçanti, kanë dëshmuar të jenë ndihmues të rëndësishëm në balancimin e nivelit të kolesterolit, reduktimit të hipertensionit dhe të mbrojë kundër sëmundjeve të zemrës. Kjo për shkak të përmbajtjes së lartë të fibrave në qiqra, që ndihmon njerëzit të shmangin ngrënjen e tepërt dhe të fitojnë peshë të tepruar e cila është e dëmshme.

Fasulet gjithashtu ndihmojnë në mirëmbajtjen e pastërt të arterieve nga grumbullimi i stemave, duke e zvogëluar mundësinë për ndonjë sulm kardiak dhe goditje në zemër. Qiqrat gjithashtu kanë dëshmuar të kenë veti mbrojtëse kundër sëmundjes së kancerit, e në veçanti kancerit të zorrës së trashë.

Kjo për shkak të aftësisë së qiqrave që mirëmbajnë sistemin e trejtjes, duke përfshirë edhe zorrën e trashë, ta liroj atë nga bakteret e dëmshme dhe formimin e toksinave, pasi që fibrat e fasuleve ndihmojnë që mbetjet të lëvizin jashtë trupit shumë shpejt.

Përveç kësaj, një dietë e pasur me të gjitha fasulet është treguar e aftë për të zvogëluar hiperglikeminë dhe të ndihmojë në balancimin e nivelit të sheqerit në gjak. Kjo zvogëlon mundësinë e zhvillimit të sëmundjes së diabetit ose rezistencën ndaj insulinës.

Artikull i sponsoruar