Një SUV pak i harruar me ‘rrënjë’ ushtarake është kthyer, por në një paketim krejt të ri.
Kanë kaluar gati dhjetë vjet që nga ndërprerja e prodhimit të Hummer civil. Tani mund t’i kthehemi sepse është duke ardhur një e tillë elektrike dhe për këtë arsye e pranueshme nga shoqëria, transmeton Telegrafi.
Është e rëndësishme që ikona e fuqisë amerikane të jetë përsëri këtu. Tani një pamje dukshëm më moderne, me një grilë të re përpara dhe dritat LED, GMC ka vendosur të ofrojë Hummer në formën e një kamioni, dhe estetikisht është akoma më i afërti me modelin e dikurshëm H2. E rëndësishme është që ju do ta njihni atë nga një distancë më e madhe.
Gomat e mëdha të këtij modeli bëjnë që ky automjet të jetë më i këndshëm për syrin tonë, por bëjnë që ai të futet nëpër terrene të vështira. Kalon pengesa mjaft të larta dhe nuk ka frikë as nga uji.
Në kabinën e tij ka dy ekrane digjitale. Ekrani para shoferit është 12,3-inç, dhe në mes një infotainment me një ekran lundrues prej 13,4 inçësh. Dhe brenda tij është sistemi i monitorimit mjedisor Ultravision përmes kamerave, nga 18 pamje të ndryshme.
Hummer i ri ka tre motorë elektrikë dhe efekti i tyre sinergjik është me të vërtetë mbi një mijë kuaj, ose 1014 kuaj fuqi.
Kjo veturë shpejtësinë nga 0 në 100 km/orë e arrin në më pak se tre sekonda.
Bateria e tij ofron një distancë prej 563 km dhe mund të karikohet në karikues deri në 350 kW. Kjo do të thotë që 10 minuta karikim ofron diapazon rreth 160 km.
Dhe çmimi. Edicioni 1 fillon në fund të vitit të ardhshëm do të kushtojë 112,595 dollarë, dhe ai pritet të jetë modeli kryesor. Për 2022, është njoftuar një model tjetër që do të kushtojë 99,995 dollarë, me më pak fuqi (811 kuaj fuqi) dhe një diapazon më modest (483 km).
Dhe ky nuk është fundi, sepse atëherë do të ketë një version 2X me një motor elektrik më pak (634 kuaj fuqi) dhe një çmim prej 89,995 dollarë. Dhe diku në vitin 2024, ai do të ofrojë gjithashtu një performancë të një diapazoni të reduktuar prej 400 km me një çmim prej 79,995 dollarësh.
Lista e rezervimeve është e hapur, dhe gjithçka që ju nevojitet është të vërtetoni interesin tuaj me të dhëna personale dhe një pagesë prej 100 dollarësh. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitjet e automjeteve në Evropë: Rënie e madhe e shitjeve të veturave elektrike dhe ato me naftë!
Si ta drejtoni siç duhet një veturë automatike?
Ra borë në prill dhe kam goma verore - çfarë duhet të bëj me to?
Raportoni veturat e parkuara në mënyrë të paligjshme dhe fitoni para në Suedi
Fakte interesante: Cilat vetura prishen më shumë në rrugë - elektrike, benzinë apo naftë?
Çfarë domethënie kanë numrat dhe shkronjat në goma?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi