LAJMI I FUNDIT:

Humbja e nuhatjes mund të paralajmërojë një sëmundje serioze në të ardhmen

Humbja e nuhatjes mund të paralajmërojë një sëmundje serioze në të ardhmen
(Foto: Pexels)

Humbja e shqisës së nuhatjes mund të jetë një shenjë paralajmëruese e sëmundjes së ardhshme të Alzheimerit, sipas një studimi të fundit të botuar në Neurology, revistën mjekësore të Akademisë Amerikane të Neurologjisë.

Ata që bartin gjenin APOE4 kanë një rrezik më të lartë të zhvillimit të sëmundjes Alzheimer dhe humbjes së aftësisë për të zbuluar erërat – tregojnë gjetjet.


“Testimi i aftësisë së një personi për të zbuluar aromat mund të jetë një mënyrë e dobishme për t’i parashikuar problemet e ardhshme njohëse”, ka thënë autori i studimit Matthew S. GoodSmith nga Universiteti i Chicagos, në një artikull në revistë që raportonte rezultatet e kërkimit.

“Megjithëse nevojiten më shumë kërkime për të konfirmuar këto gjetje dhe për të përcaktuar se çfarë niveli i humbjes së nuhatjes do të parashikonte rrezikun e ardhshëm, këto rezultate mund të jenë premtuese, veçanërisht në studimet që synojnë të identifikojnë njerëzit në rrezik të demencës në fillim të sëmundjes”, ka shtuar ai.

Një simptomë e pazakontë e depresionit mund të zbulohet gjatë ngrënies ose gatimit
Lexo po ashtu Një simptomë e pazakontë e depresionit mund të zbulohet gjatë ngrënies ose gatimit

Në studim, më shumë se 865 pjesëmarrës përfunduan dy anketa në shtëpi, të marra pesë vjet larg, që matën aftësinë e tyre për të zbuluar dhe njohur aromat. Në të njëjtat intervale, ata bënë edhe teste aftësish për të vlerësuar kujtesën dhe funksionin e tyre njohës.

Pjesëmarrësit dhanë gjithashtu mostra të ADN-së në mënyrë që studiuesit të mund të përcaktonin nëse ata mbanin gjenin APOE4. Ata që kishin variantin e gjenit kishin 37 për qind më pak gjasa të zbulonin erërat, në krahasim me ata që nuk e kishin.

Reduktimi i nuhatjes u vu re fillimisht midis moshës 65 dhe 69 vjeçare. Ky grup gjithashtu tregoi një “rënie më të shpejtë në aftësitë e tyre të arsyetimit” – thuhet në gjetjet e studimit.

Olfaksioni, ose ndjenja e nuhatjes, bie me plakjen normale. Megjithatë, deri më sot ka shumë studime që tregojnë një rënie të hershme të shqisës së nuhatjes në sëmundjet neurodegjenerative, si sëmundja e Alzheimerit, sëmundja e Parkinsonit dhe demenca frontotemporale.

Megjithëse gjeni APOE4 është një faktor rreziku për zhvillimin e sëmundjes Alzheimer, jo të gjithë njerëzit me këtë gjen do të zhvillojnë demencë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Arsyet e mundshme pse ju plasariten buzët dhe si t’ia bëni që të mos ju ndodhë më!

Arsyet e mundshme pse ju plasariten buzët dhe si t’ia bëni që të mos ju ndodhë më!

Shëndetësi
Kalo në kategori