LAJMI I FUNDIT:

Humbi rrugën dhe qëndroi për dy ditë në temperatura ekstreme në shkretëtirë, u detyrua të bëjë diçka bizare që të mbijetojë (Foto/Video)

Humbi rrugën dhe qëndroi për dy ditë në temperatura ekstreme në shkretëtirë, u detyrua të bëjë diçka bizare që të mbijetojë (Foto/Video)

Mike Ouman ka qenë i gatshëm për më të keqen kur iu prish vetura në shkretëtirë në Arizonë.

Ai nuk kishte valë në telefonin e tij mobil, kurse brenda veturës kishte një shishe gjysmë të mbushur me ujë, një qese me ëmbëlsira, dy birra dhe një sandviç, transmeton Telegrafi.


Për dy ditë ka mbetur në një zonë ku nuk lëvizte njeri, dhe në një moment mendoi se do të vdesë.

Me sa duket shkaku i këtij fati të tij të keq kanë qenë instruksionet e gabuara të Google Maps, dhe kështu humbi rrugën në shkretëtirë ku nuk jeton asnjë njeri në atë zonë.

Pasi e pa që po i rrezikohet jeta filloi të kërkojë ujë dhe ushqim, dhe me telefon filmoi një video ku pranon se është tepër i frikësuar.

“Asnjëherë më parë nuk jam ndjerë kaq shumë i uritur dhe i dehidruar. Sa herë që tentoja të përpija diçka nuk mundesha pasi që fyti ishte shumë i thatë. Kështu mendova që më mirë do të ishte të pi urinën time… dhe në fund vërtetë e bëra atë. Por, më ka habitur fakti se si nuk ka qenë edhe aq e keq siç kam menduar”, ka deklaruar Ouman për televizionin ABC.

Por, për fat të mirë pas dy ditëve të ngrohta i humbur në shkretëtirë, takoi një motoçiklist i cili ia shpëtoi jetën.

Ai është dërguar me urgjencë në spital dhe tani ndihet shumë mirë, dhe është duke u munduar ta rimarrë veturën që i ka mbetur në shkretëtirën e Phoenix-it. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Vrima e kaltër më e thellë në botë gjendet në Meksikë, është 420 metra nën nivelin e detit - shkencëtarët nuk kanë arritur ende në fund të saj

Vrima e kaltër më e thellë në botë gjendet në Meksikë, është 420 metra nën nivelin e detit - shkencëtarët nuk kanë arritur ende në fund të saj

Botë
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Botë
Kalo në kategori