LAJMI I FUNDIT:

Humbi kontrollin mbi veturë dhe përfundoi nën kamp-shtëpizë, shpëtoi pa asnjë lëndim (Foto)

Humbi kontrollin mbi veturë dhe përfundoi nën kamp-shtëpizë, shpëtoi pa asnjë lëndim (Foto)

Cesar Castro Rodriguez ka humbur kontrollin mbi veturën Lamborghini, duke përfunduar poshtë kamp-shtëpizës që ndodhej skaj një rruge në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara.

Megjithëse super-makina pësoi dëmtime të konsiderueshme, 31-vjeçari nuk pësoi asnjë lëndim dhe u largua me lehtësi, transmeton Telegrafi.


Mirëpo, shoferi nuk mundi t’i ikë forcave të rendit, pasi u zbulua se kishte konsumuar alkool dhe substanca droge në dozë të vogël.

Atë e kanë dërguar në mbajtje, ndërsa e lëshuan të mbrohet në liri deri në një vendim tjetër.

Lamborghini Gallardo Superllagera që kushton rreth 200 mijë euro, ka marrë dëmtime të pariparueshme dhe mund të shihet vetëm për metal. /Telegrafi/