LAJMI I FUNDIT:

Humb jetën punëtori shqiptar në Itali, bie nga çatia e shtëpisë

Humb jetën punëtori shqiptar në Itali, bie nga çatia e shtëpisë

Një punëtor shqiptar ka ndërruar jetë, teksa po punonte së bashku me kolegët e tij, në një çati në Brescia.

Andi Rexhepi ishte vetëm 43 vjeç, me origjinë shqiptare, kishte rreth dhjetë muaj që punonte në Mo.Ca.M në Piancogno dhe ishte baba i një vajze 16-vjeçare.


Tragjedia ka ndodhur mëngjesin e sotëm (e martë 12 mars) brenda fabrikës Ghirardi Marmi në Carpenedolo. Rexhepi po riparonte çatinë e magazinës së dëmtuar nga stuhia e breshërit të verës së kaluar dhe po vendoste disa panele termike kur, për shkaqe që do të hetohen, ra nga një lartësi rreth 7 metra.

Ishin kolegët e tij që ngritën alarmin pak para orës 8 të mëngjesit. Ambulanca lëvizi me shpejtësi, por fatkeqësisht nuk mund të bëhej asgjë më shumë për punëtorin. Dinamika dhe përgjegjësitë e mundshme do të sqarohen nga hetimet e karabinierëve dhe teknikëve të Garda Asst.

Dy incidente të tjera të ngjashme në qytet

Në Carpenedolo, dy incidente të tjera të ngjashme kanë ndodhur në pesë vitet e fundit. 13 gushtin e kaluar, 32-vjeçari Lamsalahi Abdelhak vdiq në spital pas 9 ditësh agonie: edhe ai kishte rënë nga çatia e një kompanie (La Nolli) ndërsa përpiqej të riparonte dëmet e shkaktuara nga stuhia e dhunshme e breshrit.

Në të njëjtën kompani, vetëm katër vite më parë (28 gusht 2019) një aksident i ngjashëm i kushtoi jetën pronarit të atëhershëm, Dario Nolli, i cili u rrëzua përtokë kur po kontrollonte dëmet e shkaktuara nga moti i keq në çati.

Andi Rexhepi është viktima e pestë në zonën e Brescias që nga fillimi i vitit 2024, e gjashta duke marrë parasysh vdekjet në itiner (d.m.th. ata që lëvizin ose kthehen nga puna). Shifrës tashmë dramatike i duhet shtuar edhe 4 punëtorët me origjinë afrikane, por banorë të provincës së Brescias, që humbën jetën nga shembja e kantierit Esselunga në Firence. /BW/

Në trend Lajme

Më shumë
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Lajme
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Lajme
Kalo në kategori