LAJMI I FUNDIT:

Humb jetën një punëtor në Gjilan, dyshohet të ketë pasur kontakt me telin e rrymës së tensionit të lartë

Humb jetën një punëtor në Gjilan, dyshohet të ketë pasur kontakt me telin e rrymës së tensionit të lartë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka humbur jetën një punëtor në Gjilan gjatë orarit të tij të punës.

Policia përmes një komunikate të bërë për media ka njoftuar se punëtori ishte duke punuar në një objekt banesor.


“Policia e Kosovës me urgjencë kanë dalë në vend të ngjarjes dhe nga hetimet e para mësohet se i ndjeri B.E. (1977) shqiptar shtetas i Kosovës, me banim në fshatin Ramjan, komuna e Vitisë, ishte duke punuar në një objekt banesor, i cili ishte në ndërtim e sipër, në rrugën ‘’Marie Shllaku’’, në rrugën e Kamenicës”, thuhet në komunikatën e Policisë, transmeton Telegrafi.

Policia ka bërë të ditur se viktima kishte qenë duke e tërhequr një gyp me ç’rast dyshohet të ketë pasur kontakt me telin e rrymës së tensionit të lartë, dhe si pasojë e kontaktit me rrymë ka humbur jetën.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante nga Policia dhe prokurori i shtetit, KEDS-i, inspektorët e punës dhe mjeku kujdestar, i cili edhe ka konstatuar vdekjen e tij”, thuhet në komunikatë.

Policia bën të ditur se, trupi i pa jetë i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë dhe rasti për momentin është cilësuar si ‘’Vdekje e dyshimtë’’.

Rrethanat e këtij rasti  janë duke u hetuar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori