LAJMI I FUNDIT:

Humb jetën një person nga coronavirusi në Kosovë, konfirmohen 20 raste të reja

Humb jetën një person nga coronavirusi në Kosovë, konfirmohen 20 raste të reja

Në 24 orët e fundit nga coronavirusi ka humbur jetën një person, ndërsa janë konfirmuar 20 raste të reja nga 1 mijë e 891 testime të kryera.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë njofton se brenda 24 orëve janë shëruar edhe 19 persona.


“Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.669 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 144.685 doza të vaksinës. Deri më sot 22.906 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.  Nga 1.891 testime, 20 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.  Sot janë shëruar 19 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.274.  Në total numri i rasteve aktive është 165”, thuhet në njoftim.

IKSHPK ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë masat mbrojtëse antiCOVID, pasi që virusi është ende aktiv.

Ndryshe, Kosova ka lehtësuar masat antiCOVID, pasi që javëve të fundit ka pasur rënie të rasteve të reja dhe të viktimave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori