Çiklisti belg, Antoine Demoitie, ka humbur jetën pas një përplasjeje nga një motoçikletë në garën ‘Gent-Wevelgem’.

Ai është goditur nga një motoçikletë pasi disa çiklistë u rrëzuan pas një aksidenti gjatë garës kur po udhëtonin nëpër Francë.


25-vjeçari u dërgua në një spital në qytetin Lille, ku edhe ndërroi jetë.

Në spital u dërgua edhe ish-kampioni belg, Jens Debusschere, i cili u lëndua gjatë aksidentit.

Ndërkohë, Unioni Ndërkombëtar i Çiklistëve (UCI) është zotuar ta hetojë rastin në detaje. /Telegrafi/

telegrafi sport app