LAJMI I FUNDIT:

Humanisti Halil Kastrati këtë të shtunë rrëfehet në emisionin “Personale” (Video)

Humanisti Halil Kastrati këtë të shtunë rrëfehet në emisionin “Personale” (Video)

Angazhimi i tij i përditshëm në zbutjen e varfërisë ndër shqiptarë, sfidat, emocionet  dhe kënaqësitë që e shoqërojnë humanistin Halil Kastrati, mund t’i ndiqni në emisionin “Personale”, që do të transmetohet këtë të shtunë.

Fytyra e shpresës: Halil Kastrati, njeriu që lotët e hidhërimit po i kthen në lot gëzimi (Video)
Lexo po ashtu Fytyra e shpresës: Halil Kastrati, njeriu që lotët e hidhërimit po i kthen në lot gëzimi (Video)

Kastrati ka treguar për fillimet e punës me Shoqatën Humanitare “Jetimat e Ballkanit”, ku tregon për kontributin, këshillat dhe ndihmën e pakursyeshme të ish – drejtorit të RTV Dukagjini dhe ish – aktivistit të çështjes kombëtare, Riza Lluka.


Kastrati: Planifikuam t'i dhurojmë 30 shtëpi për 30 ditë, u tejkaluan pritjet (Video)
Lexo po ashtu Kastrati: Planifikuam t'i dhurojmë 30 shtëpi për 30 ditë, u tejkaluan pritjet (Video)

Njeriu që ishte shkaktari kryesor që qindra familje u bënë me kulm mbi kokë, derisa shumë persona i dërgoj në shërim, ka ndarë me shikuesit edhe sprovën me djalin e tij të vogël i cili ka humbur shikimin dhe shumë e shumë përjetime të tjera.

Halil Kastrati bën me shtëpi dy familje katolike në Zym të Hasit (Video)
Lexo po ashtu Halil Kastrati bën me shtëpi dy familje katolike në Zym të Hasit (Video)

Në një rrëfim ekskluziv dhe monumental, të shtunën, në ora 22 e 40, në “Personale”, vjen humanisti i njohur Halil Kastrati. /Telegrafi/