LAJMI I FUNDIT:

Humanisti Adnan Hyseni nis mbledhjen e parave për blerjen e banesës për familjen Lajqi, e cila u dëbua nga pronari për shkak të qirasë

Humanisti Adnan Hyseni nis mbledhjen e parave për blerjen e banesës për familjen Lajqi, e cila u dëbua nga pronari për shkak të qirasë

Humanisti Adnan Hyseni, ka njoftuar se ka nisur me mbledhjen e parave për blerjen e një banese për familjen Lajqi nga Peja, e cila ditën e enjte është dëbuar nga pronari për shkak se nuk ka pasur mundësi ta paguaj qiranë.

Hyseni ka lutur qytetarët që të kontribuojnë në mënyrë që sa më shpejt të mblidhen paratë e nevojshme për blerjen e banesës për familjen Lajqi, transmeton Telegrafi.


“Po fillojmë me emër të ZOTIT e besim të BAMIRËSVE kudo në botë që sa me shpejt t’i tubojmë 29.000€ që ta blejmë dhe ta bëjmë me banesë familjen 4 anëtarëshe LAJQI në Pejë (neto73m2, bruto 60m2) si dhe podrum 11m2 e cila familje sot është largu dhe është lënë në rrugë nga qiramarrësi në këtë kohë të vështirë si nga i ftohti por edhe rreziku nga coronavirusi dhe ka prek secilin nga ne dhe që është sistemuar në një banim të përkohshëm”, ka shkruar Hyseni në Facebook.

Familja Lajqi nga Peja nxirret në rrugë pasi nuk pagoi qiranë e banesës, flet kryefamiljari
Lexo po ashtu Familja Lajqi nga Peja nxirret në rrugë pasi nuk pagoi qiranë e banesës, flet kryefamiljari

Ai ka publikuar edhe informacionet e nevojshme mbi bankat dhe një numër kontaktues.

“Deponimi në këto dy llogari bankare: KOSOVË- TEB BANK 2015000077834774  GJERMANI – Commerz Bank DE59545400330201058500 Nr im i kontaktit ne wahtsapp / viber +49 176 61740352”. /Telegrafi/

https://www.facebook.com/adnan.futsal/videos/3080540581997666/