LAJMI I FUNDIT:

Hulumtimi britanik: Fëmija humb interesimin për lodrën e re brenda një muaji

Hulumtimi britanik: Fëmija humb interesimin për lodrën e re brenda një muaji

Fëmijët më shumë kohë kalojnë me tablete, rrallë luajnë me lodra

Një hulumtim të cilin e ka bërë fondacioni The British Heart, ka zbuluar sa kohë i duhet fëmijëve që plotësisht t’u bëhet monotone lodra e re.


Fondacioni anketën e ka bërë në Britani të Madhe, ndërkaq rezultatet tregojnë që fëmija humb interesimin për lodrën për vetëm 36 ditë, shkruan Yahoo News, përcjell Telegrafi.

“Një e pesta e prindërve kanë thënë që fëmija i tyre ka humbur interesimin pas 11 orësh lojë, ndërsa 8 për qind kanë thënë që fëmijëve të tyre lodra e re u është bërë monotone për më pak se një orë”.

Rezultatet tregojnë që 28 për qind e prindërve shpesh i hedhin lodrat fare të padëmtuara.

“Në rezultatet e hulumtimit ndikon teknologjia, siç është tableti, sepse fëmijët më shumë kohë kalojnë me tablete, rrallë luajnë me lodra”, kanë thënë hulumtuesit.

Për edukimin e fëmijës lodrat e shtrenjta nuk janë edhe më të mirat.

Lodrat e reklamuara mund të jenë më tërheqëse për fëmijët. Nëse besoni që njëra nga ato përputhet me standartet bazë, s’ka problem t’i bleni. Por mbani mend se vetëm se janë në reklamë nuk do të thotë se janë patjetër të mira.

Lodrat e mira janë ato që shfrytëzohen në shumë mënyra. Si për shembull lodrat e mira ofrojnë mundësi të ndryshme për ndarjen e rroleve si dhe zhvillimin e imagjinatën. Të tilla lodra janë lapsat me ngjyra, plastelina, katrorët për ndërtim, etj. /Telegrafi/