LAJMI I FUNDIT:

Hulumtimet shkencore, temë diskutimi mes ministrit Latifi dhe Universitetit Koç

Hulumtimet shkencore, temë diskutimi mes ministrit Latifi dhe Universitetit Koç

Hulumtimet shkencore, ishin temë e diskutimit të Ministrit të Shëndetësisë së Republikës së Kosovës Dr. Rifat Latifi, i cila ka vizituar sot në Stamboll, Qendrën e Trajnimit dhe Edukimit të Spitalit Universitar Koç RMK AİMES

Me këtë rast ai u takua me:
Prof. dr. Şükrü Dilege, dekan (i lindur në Prizren),
Yasemin Gürdoy Özdemir, zëvendës-dekan,
Prof Dr İhsan Solaroğlu, drejtor i KUTAM,
Prof Dr Önder Ergönül, drejtor i KUICID,
Prof.Dr.Tuğba gürsoy, prodekan përgjegjës për arsimin, dhe
Prof. Dr. Mehmet Kaya, zëvendës-dekan.


Ministri Latifi, ka se është i hapur për bashkëpunim me Universitetin Koç, sidomos në fushën e hulumtimeve shkencore dhe në atë të edukimit.

Ai tha se, përvojat e tilla në fushën e hulumtimeve shkencore dhe të edukimit, janë në dobi të përmirësimit të sistemit shëndetësor të Kosovës.

Ndërkaq, Prof Dr. İhsan Solaroğlu, drejtor i hulumtimeve shkencore në Universitetin Koç, tha se bashkëpunimi në fushën e shkencës, mes Kosovës dhe Turqisë, është gjithmonë i mirëpritur, dhe shpresojmë se me ardhjen e ministrit Latifi në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, bashkëpunimi do të jetë shumë më i frytshëm dhe më intensiv në fushën e hulumtimeve shkencore dhe të edukimit. /Telegrafi/