LAJMI I FUNDIT:

Hulumtim, një studenti i nevojiten 21 mijë denarë në muaj (Video)

Hulumtim, një studenti i nevojiten 21 mijë denarë në muaj (Video)

Studentët e universiteteve publike në Maqedoni me kuotë shtetërore harxhojnë rreth 21.410 denarë në muaj, ndërsa ato me vetë financim 22.435 denarë. Këto janë konstatimet e hulumtimit “Sa dhe në çka harxhon një student i Maqedonisë?”. Këto shifra përfshijnë harxhimet si participimi, shkollimi, harxhimet në lidhje me fakultetin, për jetën e përditshme, për transport, për banim dhe harxhime të përgjithshme. Gjatë prezantimit të rezultateve të këtij hulumtimi u theksua se, standardi studentor në vend është shumë i ulët dhe gjendja e studentëve është e rëndë. Sipas tyre, në nivel mujor studentët kanë në dispozicioni mesatarisht 8.894 denarë, apo 36.3% të pagës mesatare neto.

“Nga të gjithë pesë universitetet shtetërore që kemi hulumtuar, Universiteti Shën Klimenti Ohrit ka numër më të vogël të normave për të cilat studentët duhet të ndajnë mjete financiare dhe t’i paguajnë. Megjithatë, mund të vërejmë se USHT, edhe pse është një ndër universitetet që ka numër më të vogël të normave që i paguajnë studentët, USHT si universitet niset nga çmimet mesatare që universitetet i paguajnë për shërbime të caktuara. Edhe përkrah asaj që USHT është një ndër universitetet që ka numër më të vogël të normave, kjo nuk do të thotë që ai është njuë ndër universiteteve më të lira, sepse normat që ai i ka në çmimore janë me shuma shumë më të larta në krahasim me universitetet tjera”, tha Aleksandra Filipova.


Martina Ilievska nga Forumi Rinor Arsimor tha se ndër faktorët që ndikojnë në harxhimet e larta të studimeve janë efikasiteti i studimeve, gjendja ekonomike e familjeve por, edhe mungesa e kritereve për financim në arsimin e lartë. Nga ky forum rekomandojnë masa të reja që do të lehtësonin jetën e studentëve dhe do të përmirësonte standardin studentor.

“Rekomandimet e para i drejtohen Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Ministrisë së Arsimit. E para që duhet të bëhet është rritja e mbulimeve të legjislacionit të ligjit për standardin studentor. Ligji aktual për standardin studentor përfshin vetëm dy gjëra, vendosjen në konvikte dhe bursat studentore. Standardi studentor përfshin shumë më shumë, shkollimin, ushqimin, nevojat kulturoro-argëtuese, informacionet, aktivitete rekreativo-sportive, që përfshin një spektër më të madh të nevojave që i kanë studentët. Propozojmë se duhet të ketë edhe një bursë të re për studentët që kanë ardhura të ulëta”, tha Martina Ilievska, FRA.

Ky hulumtim është realizuar në periudhën shkurt-mars të vitit 2018, nga Shoqata e analistëve dhe hulumtuesve të rinj dhe Forumi Rinor Arsimor, me mbështetje të Fondacionit Shoqëri e Hapur. Në këtë projekt janë përfshirë 945 student nga pesë universitetet publike./Shenja/

Në trend Lajme

Më shumë
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Kronika e Zezë
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Kalo në kategori