Nga Shqipëria në Tanzani, nga Argjentina në Marok, ia vlen që të vizitoni me kosto të ulëta, më pak të populluar nga turistët dhe me klimë më të fresëkt.
Buenos Airesi, Shqipëria dhe Zanzibari me kosto më të ulët, më pak turistë dhe një klimë më të ftohtë, përse të mos i zgjedhim për të udhëtuar pas verës? Të shumtë janë ata që zgjedhin të kalojnë verën dhe të lënë pushimet në shtator, kur shumica e njerëzve, janë rikthyer përsëri për të turbulluar qytetet dhe vendet e punës. Ndërsa kolegët tuaj përballen me stresin e kthimit, në shtator ju do të keni mundësi të zgjidhni midis dhjetra vendeve në mbarë botën, duke shpenzuar shumë më pak, duke u ndeshur me pak turistë dhe duke shijuar temperaturat dhe klimat më të buta se sa muajt e nxehtë të verës.
Prestigjozja amerikane Huffington Post ka dhënë pesë sugjerime për udhëtimin e shtatorit nga Peruja në Greqi, nga Afrika në Shqipëri, përcjell Telegrafi.
Sarandë, Shqipëri
Fillojmë me atë që disa e konsiderojnë Kroacinë e re, një krahasim që nuk është aspak i ekzagjeruar: Shqipëria është e pasur me histori, kulturë, plazhe të bukura dhe natyrë të harlisur. Përveç kësaj ka kosto shumë të moderuar. Shtatori është koha ideale për ta vizituar atë, kur ju do të keni mundësi të zbuloni mbi 460 km të brigje pa turmat që vërshojnë verës dhe me një klimë të ftohtë mesdhetare. Nëse deti ju tërheq, atëherë ju keni disa zgjedhje: nga Velipoja, plazhi i parë dhe deri tek ato përgjatë Rivierës Shqiptare si Palasa, apo plazhet me ngjyra ekzotike të arkipelagut të Ksamilit, në jug të Sarandës, si dhe në gadishullin e egër të Karaburunit.
Zanzibar, Tanzani
Shtatori është një nga kohët më të mira për të fluturuar në këtë ishull të bukur, që ndodhet jashtë Tanzanisë: klima është më e freskët dhe më e thatë, me temperatura maksimale rreth 27 gradë Celcius. Zanzibar është një parajsë e bërë nga plazhe të bardha, një det i pabesueshëm me nuanca të ngjyrave nga blu deri në esmerald, mund të vizitoni xhunglën dhe qytetet e vogla por shumë interesante, si kryeqyteti Stone Town, ku ndeshen kultura shumë të ndryshme; indiane, arabe, persiane dhe evropiane.
Buenos Aires, Argjentinë
Në shtator, kur ftohti i dimrit po venitet dhe qyteti nuk është ende i pushtuar nga turistët, Buenos Aires është edhe më interesant. Një “Paris në Amerikën e Jugut”, siç është quajtur, ju mund të endeni nëpër rrugët e Barrio Palermos, të vizitoni Plaza de Mayo dhe Casa Rosada. Në kryeqytetin e Argjentinës, Tango është një pjesë e rëndësishme e kulturës lokale dhe që të dinë më shumë për atë mund të blini librin që ju mëson ta kërceni apo të merrni leksione nga kërcimtarët më të mira në qytet për pak më shumë se 60 pesos.
Marakesh, Marok
Muajt e nxehtë të verës janë “jashtë kufijve” për ata që duan të shkojnë në Marrakech, Marok. Megjithatë, nga shtatori, klima bëhet më e butë dhe mund të jetë koha e duhur për t’u humbur në rrugët e një prej qyteteve më interesante të kontinentit afrikan, udhëkryq i kulturave të ndryshme dhe grupeve etnike, kënaqësive gastronomike dhe tregtarëve intrigues. Marrakech është në fakt qyteti i “souks”, i ndarë sipas llojit të produkteve që ata prodhojnë (fenerë, sandale, vepra artizanale lokale), por është e rëndësishme të negocioni për çdo blerje. Në qytetin maroken, për më tepër, mund të qëndroni në ndërtesa të bukura tradicionale lokale, kryesisht të pranishme në Medinë (qendra historike), ndoshta duke zgjedhur një jo shumë larg kopshteve Majorelle.
Korfuz, Greqi
Çdo verë ishujt grekë “sulmohen” nga turistë nga e gjithë bota. Por në shtator gjërat ndryshojnë: plazhet janë bosh dhe koha është më e këndshme. Korfuzi, pastaj, bëhet një destinacion edhe më joshës, falë lidhjeve të drejtpërdrejta me Italinë si nga deti, por edhe me avion. Qyteti ka një qendër simpatik historike, trashëgimi e UNESCO-së nga viti 2007, me dy kalatë, një labirint të ndërtesave të lashta. Jashtë qytetit ka disa vende spektakolare si manastiri i vetmuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ligjet për të punësuarit në sektorin publik në RMV në procedurë qeveritare, do të miratohen me flamur evropian

Mickoski: Kovaçevski të thërras takim të liderëve për të biseduar për zgjedhjet e ardhshme

Shefi i kabinetit të Kurtit reagon pas lirimit të Radoiçiqit: Shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar

DASH: Presim që Serbia të vazhdoj me hapat për de-përshkallëzim, përfshirë këtu tërheqjen e vazhdueshme të forcave nga kufiri me Kosovën

Nga plani i Vuçiqit për veriun deri te kërkesa e Kosovës për ekstradimin e Radoiçiqit - politikani serb zbulon bisedën që kishte kohë më parë me Kurtin për “Zajednicën”

Radoiçiq lirohet nga paraburgimi, gjykata serbe ia ndalon shkuarjen në Kosovë

Osmani dhe Vuçiq në samitin e liderëve evropianë në Spanjë, a mund të aranzhohet takim mes tyre?

Lëvizja pa viza nga 1 janari - Ambasada Gjermane del me njoftim, tregon se në cilat raste mund t'ju refuzohet hyrja

Maliqi për sulmin në veri: Inteligjenca e NATO-s me gjasë ia dha informatën me kohë PK-së për grupin terrorist

ZBRITJE – Shitet shtëpia e banimit dhe kopshti i fëmijëve ID-215

Mundësi e shkëlqyer për investim – parcelë toke në shitje me potencial të madh ID-141

Këto dy lokale në Prizren janë vënë me qera – çmim të arsyeshëm dhe me mundësi bashkimi ID-236

Çmimi i banesës në lagjen Aktash me zbritje – shfrytëzojeni këtë mundësi ID-226

OFROHET ME ZBRITJE – objekti afarist me 600m² po lëshohet me qera ID-124

Transformo vizionin tënd në konventën internacionale “Suksesi është qëllimi yt”

Bëhu pjesë e konferencës AllWeb 2023 – shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals!

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur
Më të lexuarat

Dy fytyrat e Vuçiqit brenda 24 orëve për sulmin terrorist në veri, mediat serbe krahasojnë dy intervistat e presidentit serb

Aljazeera: A ndodhen Kosova dhe Serbia në prag të luftës?

Eurodeputeti bullgar presidentit serb i referohet si Vladimir Vuçiq

Mikrofonat zbulojnë fjalët që Gavi ia tha Lewandowskit gjatë ndeshjes: Edhe pse 16 vite më i ri, spanjolli e ofendon polakun

Lëvizja pa viza nga 1 janari - Ambasada Gjermane del me njoftim, tregon se në cilat raste mund t'ju refuzohet hyrja

Arifi i dërgon letër Kurtit: Nëse dialogu ndërpritet, shqiptarët në Luginë janë në shenjëstër të një grupi terrorist