LAJMI I FUNDIT:

Hudson-Odoi dëshiron bashkimin me Sanchon te Chelsea: Jemi të mahnitshëm së bashku

Hudson-Odoi dëshiron bashkimin me Sanchon te Chelsea: Jemi të mahnitshëm së bashku

Sulmuesi anësor i Chelseat, Callum Hudson-Odoi ka thënë se do të dëshironte të luante me yllin e Borussia Dortmund, Jadon Sancho.

Talenti i Bluve ka shkëlqyer në Ligën Premier dhe me ekipet e moshave të Anglisë, ndërsa gjatë viteve ka pasur si partner sulmi Sanchon.

Ai ka thënë se do të mirëpriste një tjetër anglez të ri si Sancho, i cili ka qenë i lidhur edhe me Liverpoolin dhe Manchester Unitedin.

Dhjetëshja e lojtarëve më të vlefshëm aktualisht në botë - Messi larg vendit të parë, Ronaldo jashtë ‘top 10’
Lexo po ashtu Dhjetëshja e lojtarëve më të vlefshëm aktualisht në botë - Messi larg vendit të parë, Ronaldo jashtë ‘top 10’

“Unë dhe Sancho jemi të çmendur afër njëri-tjetrit, ne flasim çdo ditë, duke parë gjithmonë se si jemi dhe si po bëjmë”, ka thënë fillimisht Hudson-Odoi.

“Ne sigurohemi që të dy jemi duke bërë mirë, padyshim që ai po mahnit dhe ka një sezon të shkëlqyeshëm”.

Gjatë kohës në ekipet e moshave te Anglia

“Jemi gjithmonë duke u siguruar që njëri-tjetri është mirë. Padyshim që ai është një lojtar i shkëlqyeshëm, dua të luaj me të – ai është një lojtar i shkëlqyeshëm për të luajtur me të”.

“Për Anglinë gjithashtu ne kemi luajtur gjatë epokave, kështu që lidhja mes nesh ka qenë gjithmonë e mirë. Gjithmonë kemi dashur të luajmë me njëri-tjetrin”.

Në ekipin e parë të kombëtares angleze

“Mënyra se si luajmë me njëri-tjetrin thjesht e dimë se ku jemi në fushë çdo herë dhe thjesht na pëlqen të luajmë me njëri-tjetrin”.

Lampard refuzoi transferimin e Sanchos në janar
Lexo po ashtu Lampard refuzoi transferimin e Sanchos në janar

“Nuk e di nëse ai do të vijë. Sigurisht që do të më pëlqente të vinte në Chelsea”.

“Kemi pasur një partneritet të madh, mënyra se si ne luajmë me njëri-tjetrin është e mahnitshme. Nëse ai vjen, bashkëpunimi do të jetë akoma aty”, përfundoi anglezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

Bundesliga
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

La Liga
Kalo në kategori