LAJMI I FUNDIT:

Huawei instalon qindra kamera në rrugët e Beogradit, qytetarët besojnë se po shkelet privatësia – qeveria serbe po tenton të kontrollojë gjithçka

Huawei instalon qindra kamera në rrugët e Beogradit, qytetarët besojnë se po shkelet privatësia – qeveria serbe po tenton të kontrollojë gjithçka

Kur qindra video kamera që kanë fuqinë e identifikimit dhe përcjelljes së individëve, u shfaqën nëpër rrugë të ndryshme të Beogradit në Serbi si pjesë e një projekti të madh të mbikëqyrjes, shumë protestues filluan të mendojnë ndryshe sa i përket bashkimit të demonstruesve tjerë antiqeveritarë në kryeqytetin e Serbisë.

Në anën tjetër autoritetet lokale pohojnë se sistemi i krijuar nga kompania kineze e telekomunikacionit Huawei, ndihmon në uljen e përqindjes së krimit në qytetin me dy milionë banorë, transmeton Telegrafi.


Ndërkaq kritikët pretendojnë se me këtë veprim po shkelet liria, duke i bërë kështu kundërshtarët politikë sa më të prekshëm ndaj ndëshkimit dhe madje i ekspozon qytetarët te qeveria kineze.

Kamerat e pajisura me teknologji për njohjen e fytyrës tashmë janë vendosur nëpër qindra qytete në mbarë botën, kryesisht në ato vende të varfra ku pak respektohen të drejtat e njeriut.

Në anën tjetër Shtetet e Bashkuara pretendojnë se autoritetet kineze mund të kenë qasje në të dhënat e pajisjeve të Huawei, duke ngritur kështu brengën për privatësinë e miliona njerëzve në vende që nuk kanë forcë t’i bëjnë ballë presionit të Kinës.

“Sistemi mund të përdoret për të gjurmuar kundërshtarët politikë, për të monitoruar kritikët e regjimit në çdo moment, gjë që është plotësisht në kundërshtim me ligjin”, ka deklaruar ish-komisioneri i Serbisë për mbrojtjen e të dhënave personale, Rodolub Sabic.

Grupet që kundërshtojnë presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, thonë se policia po publikon video të protestave ndaj mediave pro-qeveritare, që publikojnë imazhe me identitetin e pjesëmarrësve.

Madje Vuçiq personalisht është mburrur se policia ka aftësi të numërojë “kokë më kokë” pjesëmarrësit në tubimet antiqeveritare. E gjatë tubimit të fundit, protestuesit janë ngjitur nëpër shtylla elektrike duke i mbuluar kamerat me transparentë “e censuruar”.

Por, policia serbe po i mohon kategorikisht akuzat se po bëhen abuzime të tilla me sistemin e Huaweit, me të cilin përfundimisht do të instalohen 1,000 kamera në 800 lokacione të ndryshme të Beogradit.

Në anën tjetër Huawei në një deklaratë ka shkruar se “gjithçka që bën është në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi” në Serbi dhe kudo tjetër që kjo kompani bën biznes. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

Botë
Kinezja përdori embrionet e ngrira pas vdekjes së të dashurit - më pas kërkoi hise nga pasuria e tij, por mbeti duarthatë

Kinezja përdori embrionet e ngrira pas vdekjes së të dashurit - më pas kërkoi hise nga pasuria e tij, por mbeti duarthatë

Azia
Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Evropa
Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Evropa
Kalo në kategori