LAJMI I FUNDIT:

HTC do të lansoj telefonin e ri nesër

HTC do të lansoj telefonin e ri nesër

HTC nuk është më një nga lojtarët më të mëdhenj në industrinë e telefonave këto ditë, por kjo nuk do të thotë se kompania nuk ka plane për të lansuar pajisje të ardhshme.


Në një postim të bërë në faqen e HTC Taiwan në Facebook, kompania ka ndarë një imazh që duket se lë të kuptohet një lansim të telefonave të vendosur për 11 qershor 2019, apo nesër.

Për momentin, është e paqartë se çfarë lloj telefonash kompania ka në plan të lansojë.

Ndërsa HTC ende nuk ka debutuar një telefon premium  për vitin 2019, është spekuluar se pajisja në fjalë mund të jetë më shumë një pajisje mesatare, që do të jetë e njohur si HTC U19e.

Bazuar në spekulimet, telefoni në fjalë thuhet se po paketon një procesor Qualcomm Snapdragon 710 së bashku me 6GB RAM, por përveç kësaj, nuk dihet shumë tjetër.

Për momentin, ka mjaft telefona të rangut të mesëm në treg dhe me Pixel 3a të lansuar kohën e fundit, HTC do të ketë mjaft konkurrencë.

HTC mund të ketë një telefon 5G që planifikon ta lansojë në gjysmën e dytë të vitit.

Kompania gjithashtu ka konfirmuar se po punojnë në një telefon të dytë blockchain. /Telegrafi/