LAJMI I FUNDIT:

Hrushovi, Stalini dhe kulti i individit!

Hrushovi, Stalini dhe kulti i individit!

Në vitin 1956, Hrushovi që zëvendësoi Stalinin në krye të bolshevikëve sovjetikë, në kongresin e XX-t[ të partisë kritikoi kultin e individit të Stalinit. E bëri copë. Kështu vazhduan edhe vendet e Evropës Qendrore që janë popuj me udhëheqës të emancipuar.

Kulti i Individit që copëtoi Nikita Hrushovi ishte propaganda mitologjike, iluzive, patriarkale, sipas së cilës individi në krye të partisë prodhon historinë, shpëton si Dankua a si Moisiu popullin e torollisur keq; që çan dritën e errësirës duke iu paraprirë shekujve, që me forcën e mendjes dhe vullnetit të vet krijon gjithçka; ai që ka tipare të jashtëzakonshme, mistike; një i rënë nga Qielli; vetë Mesia që vepron i vetëm duke fluturuar në qiejt e universit e parë nga larg historinë; i pagabueshmi, vetëm i vetëkritikueshmi, sublimi, ai me histori, me origjinë të shenjtë, i veçanti, i përveçmi, ai i sakrifikueshmi, ai që mund të kuptohet vetëm nga i ngjashmi i tij; trimi, zemërarti, shkruesi i historisë së vet, mbjellësi i farës të së ardhmes, i pakuptuari nga turmat e fanatikëve; mbartësi dhe shlyesi i të gjitha mëkateve të paraardhësve; ai drita, ngrohtësia që ka të dytë të ngjashmin e vet, që ka vetëm ditëlindje, që edhe kur është edhe kur nuk është shkëlqen si vetëtima, floriri; i papërsëritshmi vetëm nga po aq të lartë sa ai! Ai se vepra e tij vazhdon pa të, e ndritshme.


Më 1956 vetëm Shqipëria nuk e çrrënjosi këtë përrallë propagandistike dhe nuk dihet nëse e humbi rastin përgjithmonë!