LAJMI I FUNDIT:

HRN: Zëvendëskryeministri Bislimi të përmbahet nga linçimi dhe etiketimi i aktivistëve të “Nisma e Re Sociale” dhe “Aktiv”

HRN: Zëvendëskryeministri Bislimi të përmbahet nga linçimi dhe etiketimi i aktivistëve të “Nisma e Re Sociale” dhe “Aktiv”

Organizatat, anëtare të Human Rights Network kanë dënuar deklaratën e bërë nga zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, përmes të cilës thuhet se akuzon dhe sulmon kolegët e tyre nga organizatat “Nisma e re sociale” dhe “Aktiv”.

Në reagimin e tyre thuhet se targetimi dhe etiketimi i tillë i mbrojtësve të të drejtave të njeriut është shumë shqetësues.


“Një gjë e tillë i cenon rëndë parimet e demokracisë dhe të drejtave të njeriut dhe ka për qëllim të heshtë zërin e aktivistëve. Gjithashtu, këto deklarata të zyrtarëve shtetëror jo vetëm që e pengojnë punën e organizatave dhe të aktivistëve, por në të njëjtën kohë e pengojnë edhe krijimin e një shoqërie të drejtë, paqësore e gjithëpërfshirëse”, thuhet në reagim.

Sipas tyre, është qenësore që qeveria dhe zyrtarët e saj të punojnë me organizatat e shoqërisë civile në një mënyrë transparente dhe profesionale.

Bislimi kritikon ashpër Lajçakun për qasje jo-neutrale në dialogun Kosovë-Serbi
Lexo po ashtu Bislimi kritikon ashpër Lajçakun për qasje jo-neutrale në dialogun Kosovë-Serbi

“Është përgjegjësi dhe obligim i qeverisë që të mbrojë të drejtat e atyre që punojnë dhe avokojnë për të drejtat e njeriut, duke krijuar një hapësirë publike te hapur dhe të sigurt për aktivistët.

Prandaj, i bëjmë thirrje z. Bislimi të tërhiqet nga deklaratat e tij linçuese dhe të ju kërkoj falje publike kolegëve tonë nga NSI dhe Aktiv.

Kjo do të ndihmonte në dialog dhe bashkëpunim konstrukti në mes të qeverisë dhe organizatave të shoqërisë civile drejt qëllimit të përbashkët për mbrojtje të të drejtave të komunitetit serb në Kosovë.

Ne qëndrojmë në mbrojtje dhe solidaritet me organizatat NSI, partnere në Human Rights Network, dhe Aktiv!”, thuhet në reagim.

Anëtarët e Human Rights Network janë: Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR KS), Shoqata e Paraplegjikëve dhe Paralizës së Fëmijëve të Kosovës (HANDIKOS), Qendra për Barazi dhe Liri – (CEL Kosova), Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ) dhe Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve (VORAE). /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori