LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj: Thaçi është zgjedhur legalisht president

Hoxhaj: Thaçi është zgjedhur legalisht president

Njëri nga nënkryetarët e PDK-së, Enver Hoxhaj në emisionin “Rubikon” të KTV-së, ka folur për zgjedhjen e Hashim Thaçit si president të Kosovës.

Ai ka thënë se zgjedhja e tij president ka qenë në përputhje me Kushtetutën dhe me marrëveshjen me partnerin e koalicionit.


Në vërejtjen se a mund të përsëritet rasti “Pacolli” edhe për rastin Thaçi, ai ka thënë se “ne kemi respektuar rregulloret e Kuvendit, ligjet dhe kushtetutën e Kosovës për të zgjedhur presidentin”.

“Në këtë bazë është zgjedhur Hashim Thaçi”, ka konstatuar Hoxhaj dhe ka shtuar se përpjekja e opozitës për ta penguar zgjedhjen e tij president është betejë politike që zhvillohet tash e disa muaj.

Kontestimin e opozitës se në sallë, gjatë kohës së zgjedhjes së presidentit kanë qenë 119 në vend të 120 deputetë, ai është përgjigjur se kuorumi për t’u zgjedhur presidenti ka qenë i plotë.

“Në kuti kanë qenë mbi 80 vota e në bazë të atyre votave është zgjedhur president Thaçi”, ka thënë Hoxhaj.

Në konstatimin se zgjedhja e Thaçit është bërë me protesta brenda Kuvendit dhe jashtë tij, Hoxhaj i është përgjigjur se opozita është ajo që e ka penguar punën normale të Kuvendit dhe se për këtë shkak pjesëtarë të saj u dënuan me përjashtim nga ajo seancë.

Largimi i tyre nga salla, sipas Hoxhajt, nuk e delegjitimon zgjedhjen e tij.

Në vazhdim, Hoxhaj ka folur në superlativ për veprimtarinë politike e shtetërore të Hashim Thaçit duke përmendur periudha të tij, që nga pjesëmarrja në UÇK.

Hoxhaj pyetjes se përse Hashim Thaçi nuk ka marrë shumë urime nga burrështetas të botës, i është përgjigjur se ato urime do të vijnë.

Në “Rubikon” Hoxhajt i është përkujtuar një fjalim lavdërues ndaj Hashim Thaçit e ai për të ka thënë se gjuha partiake dallon nga gjuha qeveritare dhe se “unë atëherë në konventën e partisë kam folur për rolin e tij në PDK”.

Hoxhaj foli për formatizimin e Qeverisë. Ai tha se figurat kyçe të partisë duhet të jenë pjesë e Qeverisë. Hoxhaj theksoi se nuk e di se a do të ketë riformatizim rrënjësor të Qeverisë.

“Nuk jam i interesuar me çdo kusht të jem në Qeveri, por nëse më duhet të hyjë në të, unë preferoj vetëm punë në Ministrinë e Jashtme”, ka thënë Enver Hoxhaj.

Hoxhaj nuk ka vendosur ende nuk e di në do të kandidojë për në krye të Partisë Demokratike të Kosovës. Po ashtu Enver Hoxhaj nuk e di se kush mund ta udhëheqë partinë pas dorëheqjes së Hashim Thaçit nga kreu i saj, sado që ka përmendur punën e mirë të Kadri Veselit dhe rolin që e ka pasur ai në këta parti që nga largimi prej postit të shefit të SHIK-ut.

Ai tregoi se sipas statusit Kadri Veseli do të jetë ushtrues i detyrës së kryetarit të PDK-së , ndërsa shtoi se nuk dihet se kush do të jetë në krye të partisë.

Enver Hoxhaj tha se nuk ka ambicie “të pushtojë majën e partisë” ndërsa përmendi se është i dyti me më së shumti vota në PDK, menjëherë pas Kadri Veselit.

Në trend Lajme

Më shumë
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Lajme
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Lajme
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

Lajme
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Lajme
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Lajme
Kalo në kategori