LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj takon shqiptarët në Kroaci (Video)

Hoxhaj takon shqiptarët në Kroaci (Video)

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj ka vazhduar me vizitën në ditën e dytë të qëndrimit të tij në Kroaci ku sot ka takuar përfaqësues të komunitetit shqiptar atje, deputeten e vetme shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, Ermina Lekaj Prljaska dhe ka mbajtur një ligjëratë.

Hoxhaj ka folur para një numri të përzgjedhurve nga shkenca, shoqëria civile dhe diplomacia, për raportet e jashtëzakonshme politike që ekzistojnë ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë, edhe për faktin që ka një lidhje historike mes dy shoqërive.


Si shembull, ai ka përmendur komunitetet shqiptare nga Kosova dhe kroate që jetojnë në të dyja vendet respektive dhe që e kanë forcuar këtë raport të veçantë mes të dy vendeve të Ballkanit.

“Sa herë që jam në Kroaci, kam një ndjenjë të fortë të raporteve të veçanta që kemi jo vetëm ndërmjet shteteve tona por edhe shoqërive. Janë edhe lidhje historike. Në kohë të ndryshme, kemi dhënë shumë për njëri-tjetrin dhe nuk dyshoj se do të jetë kështu përherë. Sot më shumë se kurrë, kemi nevojë për intensifikim edhe më të madh të raporteve në të gjitha nivelet ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë”, ka thënë Hoxhaj në ligjëratën e organizuar nga Lëvizja Evropiane e Kroacisë dhe Akademia Diplomatike.

Më pas, Kryediplomati Hoxhaj ka takuar edhe deputeten shqiptare në Kroaci, Lekaj Prljaska të cilën e ka falënderuar për përfaqësimin e shqiptarëve në këtë shtet.

Po ashtu, ai është takuar edhe me përfaqësues të komunitetit të shqiptarëve që jetojnë dhe veprojnë në Kroaci të cilët i ka ftuar që ti forcojnë edhe më shumë lidhjet me sy shteteve dhe popujve.

Një ditë më herët, Hoxhaj ka takuar krerët më të lartë institucional të Kroacisë, si Presidenten Kolinda Grabar-Kitaroviq, Kryeministrin Andrej Plenkoviq, ministrin e Jashtëm, Davor Ivo Stier dhe ministrin e mbrojtjes, Damir Krstiçeviq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori