LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj priti komisioneren Gabriel: Regjimi i vizave pengesë për ekonominë dhe inovacionin

Hoxhaj priti komisioneren Gabriel: Regjimi i vizave pengesë për ekonominë dhe inovacionin

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur në takim zyrtar komisioneren e Bashkimit Evropian për Ekonomi dhe Shoqëri Digjitale, Mariya Gabriel, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.

Në këtë takim zëvendëskryeministri Hoxhaj, ka falënderuar komisioneren Gabriel për vizitën dhe mbështetjen e saj dhënë Kosovës ndër vite.

Hoxhaj theksoi se Kosova ka potencial të madh për inovacion, duke filluar nga popullsia e re në moshë, interesimi i shoqërisë civile, e deri tek investimet e Qeverisë së Kosovës në këtë fushë.

Zëvendëskryeministri tha se është shumë i rëndësishëm lansimi i agjendës digjitale për Ballkanin Perëndimor nga ana e Komisionit Evropian, e në veçanti foli për rëndësinë e uljes së tarifave të roamingut për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në anën tjetër, zëvendëskryeministri Hoxhaj tha se Qeveria e Kosovës është më se e interesuar të investojë edhe më shumë në nxitjen e zhvillimit ekonomik nëpërmjet inovacionit, mirëpo theksoi se regjimi i vizave për Kosovën ka kufizuar mundësitë e të rinjve kosovarë dhe ndërmarrësve që të kenë qasje në të rejat më të fundit në mënyrë të barabartë me qytetarët e tjerë të gjithë Evropës.

“Prandaj, inovacioni më i madh që mund t’i sjellë BE-ja Kosovës tani​ është liberalizimi i vizave. Ne mund të jemi vend i vogël për nga territori, vend i vogël për nga popullsia, dhe në kuptimin e ekonomisë sonë e cila është në zhvillim e sipër, mirëpo ajo se çfarë ka parë dje komisionerja Gabriel, në vizitat e saj, tregon më së miri potencialin që vendi ynë ka”, tha zëvendëskryeministri Hoxhaj në konferencën për shtyp pas takimit.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori