Hoxhaj: Nuk e kemi pasur shumicën, na duhet më shumë kohë dhe koordinim


Enver Hoxhaj nga Partia Demokratike e Kosovës në seancën konstituive para deputetëve të Kuvendit të Kosovës tha se janë të interesuar ta zbatojnë me çdo kusht rezultatin zgjedhor të 11 qershorit.
Ai tha se Kuvendin e presin vendime të mëdha dhe nuk ka kohë për zvarritje.
Hoxhaj para deputetëve tha se gjatë kësaj kohe nuk e kanë pasur shumicën dhe iu duhet më shumë kohë.
Deputeti i PDK-së Hoxhaj tha se ju nevojitet rreth dy javë për konsultime shtesë.
Nga
Telegrafi
24/08/2017





































