LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj: Qeveria duhet të paraqesë program qeverisës dhe të tregojë përkushtimin ndaj NATO-s dhe aleatët perëndimor

Hoxhaj: Qeveria duhet të paraqesë program qeverisës dhe të tregojë përkushtimin ndaj NATO-s dhe aleatët perëndimor

Ish-zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj kryeministrit Albin Kurti, i cili sot e ka quajtur sekret marrëveshjen mes presidentit Hashim Thaçi e NATO-s për FSK-në.

Kurti tha se shkëmbimi i letrave mes Thaçit dhe Anders Fogh Rasmussen, lidhur me FSK-në, është shkelje flagrante dhe se me këtë duhet të merren organet e drejtësisë, transmeton Telegrafi.


Ndërkaq, Hoxhaj përmes shkrimit në Facebook, ka kërkuar nga Kurti të tregojë se a është pro apo kundër partneritetit ne NATO.

Ai, ndër të tjera ka shkruar se asnjë qeveri nuk ka mandat dhe nuk është zgjedhur të kundërshtojë partneritetin e Kosovës me NATO-n dhe Perëndimin.

“Partneriteti i Kosovës me NATO-n është esencial për sigurinë dhe sovranitetin e Kosovës. Asnjë qeveri nuk ka mandat dhe nuk është zgjedhur të kundërshtojë partneritetin e Kosovës me NATO-n dhe Perëndimin. Kushdo që fuqizon këtë partneritet, e ka mandatin nga populli, e jo të kundërtën”, thotë Hoxhaj.

Kurti: Çdo marrëveshje ndërkombëtare do ta bëjë publike, presidenti refuzoi të më takonte
Lexo po ashtu Kurti: Çdo marrëveshje ndërkombëtare do ta bëjë publike, presidenti refuzoi të më takonte

Ai ka thënë se qeveria duhet të paraqesë një program qeverisës dhe të tregojë përkushtimin ndaj partneritetit me NATO-n dhe aleatët perëndimor.

“Deri tani ka shenja që kjo qeveri nuk ka njohuri për politikë të jashtme dhe po dëmton marrëdhëniet e Kosovës me perëndimin. Kryeministri nuk mund të rri neutral. Ai duhet të tregojë a është pro partneritetit me NATO-n që garanton sovranitetin e Kosovës apo kundër. Deri tani në çdo temë për politikë të jashtme ka mbajtur qëndrim neutral. Kryeministrat nuk zgjidhen për neutralitet, por për vendimmarrje. Neutralitet dhe kohë nuk ka në Kosovë”, ka shkruar ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori