LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj kritikon Hotin dhe Kurtin për hapjen e Ambasadës në Izrael: Nuk kanë vendosmëri dhe as përvojë për të shënuar hapjen e saj

Hoxhaj kritikon Hotin dhe Kurtin për hapjen e Ambasadës në Izrael: Nuk kanë vendosmëri dhe as përvojë për të shënuar hapjen e saj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj ka thënë se një qeveri në shkuarje dhe një në ardhje nuk kanë vendosmëri dhe as përvojë për të shënuar hapjen e Ambasadës së Kosovës në Izrael.

Hoxhaj përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se dy qeveritë i kanë lënë një shije të hidhur të gjithë procesit njohjes ndërmjet dy vendeve.


“Një qeveri në shkuarje dhe një qeveri në ardhje nuk patën guxim, as vendosmëri dhe përvojë për të shënuar hapjen e Ambasadës së Kosovës në Izrael duke i lënë një shije të hidhur të gjithë procesit të njohjes ndërmjet dy vendeve tona. Për disa javë, autoritetet e larta të Shtetit të Izraelit kanë pritur zyrtarisht koalicionin qeverisës dhe koalicionin fitues të zgjedhjeve për ta hapur ambasadën në Jeruzalem, por askush nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen”, ka thënë ai.

Hoxhaj po ashtu u shpreh se asnjëri nga zyrtarët e këtyre dy koalicioneve, nuk është përgjigjur në letrat dhe thirrjet telefonike lidhur me këtë proces.

“Përkundrazi, të frikësuar, në panik dhe të papërgjegjshëm i kanë ikur pjesëmarrjes për një njohje shumë të rëndësishme të Kosovës. Kanë braktisur rolin e tyre kushtetues dhe politik që u takon për t’i përfaqësuar dhe mbrojtur interesat e shtetit tonë. Dykuptimësia e dobëson Kosovën kurse qartësia strategjike e rrit kredibilitetin e saj ndërkombëtar. Duke besuar se të tilla situata nuk do të përsëriten në të ardhmen, falënderoj SHBA-të dhe Izraelin për njohjen dhe fillimin e një kapitulli të ri ndërmjet shteteve, popujve dhe ekonomive tona”, ka shkruar Hoxhaj nw Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori