LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj takohet me emisarin britanik: E rëndësishme mbështetja britanike në dialogun Kosovë-Serbi

Hoxhaj takohet me emisarin britanik: E rëndësishme mbështetja britanike në dialogun Kosovë-Serbi

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, aktualisht nënkryetar i Kuvendit, ka takuar emisarin e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor Sir Stuart Peach dhe ambasadorin Nicholas Abbott.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, këtë takim e ka cilësuar të shkëlqyeshëm.


Tutje, Hoxhaj tha se është e rëndësishme mbështetja britanike për Kosovën në rrafshin ndërkombëtar, dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Po ashtu ripëresriti qëndrimin se dialogu duhet të rezultojë me njohje të ndërsjellë.

“Takim i shkëlqyeshëm me Emisarin e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach dhe me ambasadorin Nicholas Abbott. E rëndësishme mbështetja britanike për Kosovën në rrafshin ndërkombëtar, dialogun mes Kosovës dhe Serbisë nga i cili duhet të rezultojë njohja e ndërsjellë dhe për të përballuar kërcënimet e akterëve joperëndimor në Ballkan”, tha Hoxhaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Lajme
Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Lajme
Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Kronika e Zezë
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Kalo në kategori