LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj dhe Hamza thonë se përmes Planit të Rimëkëmbjes, prodhuesit nga Lugina e Preshevës do të lirohen nga tatimet doganore

Hoxhaj dhe Hamza thonë se përmes Planit të Rimëkëmbjes, prodhuesit nga Lugina e Preshevës do të lirohen nga tatimet doganore

Kryetari i PDK-së, njëherësh kandidati për kryeminisër, Enver Hoxhaj, shoqëruar nga nënkryetari i PDK-së, Bedri Hamza, kanë vizituar sot disa biznese në komunën e Fushë Kosovës, pronarët e të cilëve janë nga Lugina e Preshevës.

Hoxhaj gjatë vizitës në bizneset e vogla dhe të mesme “M&A Carpet”, “Metal Tech” dhe “Kiki&Lighting” ka ritheksuar se përmes planit të PDK-së për Rimëkëmbje ekonomike do të ofrohen lehtësira fiskale për zhvillimin e bizneseve, në veçanti për prodhuesit nga Presheva, Medvegja dhe Bujanovci, që duan të eksportojnë në Kosovë.

“Me programin tonë më të mirë të Rimëkëmbjes, prodhuesve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanovci do t’ju njihet statusi i privilegjuar në Republikën e Kosovës ku do të përfitojnë nga lirimi i tatimeve doganore. Programi jonë, gjithashtu ua thjeshtëzon procedurat e eksportit të mallrave në Kosovë. Me këtë plan, të gjithë banorëve të Luginës do t’u lejohet punësimi i barabartë me qytetarët e Kosovës në institucione”, ka thënë ai.

Tutje, Hoxhaj ka thënë se prioritet i qeverisë së tij do të jetë ngritja ekonomike përmes mbështetjes për sektorin privat.

“Në këto zgjedhje ka dy alternativa, njëra alternativë është që përmes sektorit privat të krijojmë vende të reja të punës, ta rrisim ekonominë, ta rrisim mirëqenien e qytetarëve dhe një alternativë tjetër që përkrahet nga VV që është një alternativë e së kaluarës. Prandaj, edhe me arkitektin biseduam për të gjitha kërkesat, propozimet dhe shqetësimet që kanë, në mënyrë që të përmirësohet edhe më shumë mbështetja e qeverisë së Kosovës për bizneset e tilla”, ka theksuar Hoxhaj. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Afër detit, afër mbretit - Mbreti i

Afër detit, afër mbretit - Mbreti i "Holiday In 2" po t'fton në fron

Edil Project
Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm

Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm

Ekonomi
Mustafa, Rrustemit: U mundove me thanë që LVV e pa korruptuar, por kryeshefi i KEK-ut që e keni emëruar u arrestua për korrupsion e kontrata njëburimore

Mustafa, Rrustemit: U mundove me thanë që LVV e pa korruptuar, por kryeshefi i KEK-ut që e keni emëruar u arrestua për korrupsion e kontrata njëburimore

Ekonomi
Kritikat për kontratat njëburimore, Aliu: Është vetëm një, nuk e kam problem hetimin

Kritikat për kontratat njëburimore, Aliu: Është vetëm një, nuk e kam problem hetimin

Ekonomi
​S’ka kuorum, dështon themelimi i Komisionit hetimor për kontratat njëburimore

​S’ka kuorum, dështon themelimi i Komisionit hetimor për kontratat njëburimore

Ekonomi
Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve

Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve

Ekonomi
Kalo në kategori