LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj: Daçiq e Vulin papagaj të Rusisë, nuk ka shkëmbim territoresh për njohje nga Serbia (Video)

Hoxhaj: Daçiq e Vulin papagaj të Rusisë, nuk ka shkëmbim territoresh për njohje nga Serbia (Video)

Zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj në një intervistë për Telegrafin me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ka folur edhe për 10 vjetorin e shtetësisë së Kosovës si dhe dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë.

Hoxhaj ka thënë se gjatë këtyre 10 vjetëve, Kosova ka shënuar suksese.


“Janë dy suksese të mëdha që i ka pas Kosova, e ka konsoliduar shtetësinë e saj brenda territorit, në planin e jashtëm si dhe ka vendosur Kosovën në hartë, ka shënuar raport kontraktual me BE me nënshkrimin e marrëveshjes së MSA-së, ka arritur të ketë 116 njohje, anëtarësimi në 7 organizata ndërkombëtare”, ka thënë Hoxhaj.

Hoxhaj ka thënë se gjatë kësaj periudhe ka pasur edhe ngecje, rënie dhe dështime të caktuara, duke përmendur tri sfidat kryesore për këtë periudhë.

“Sfida e parë ka të bëjë që kur ne në Vjenë negociuam pakon e Ahtisarit ishe Kina dhe Rusia, Rusia e cila vazhdon edhe sot të jetë kundërshtare strategjike e Kosovës e cila e bllokoi miratimin e planit të Ahtisarit dhe ia pamundësoi anëtarësimin Kosovës në OKB. Sfida e dytë ka qenë situata në veri të vendit ku kemi bërë përpjekje ta normalizojmë situatën në këtë pjesë, dhe sfida e tretë ka qenë ndarjet që i kemi pasur këto vitet e fundit për temat e mëdha nacionale”, ka thënë Hoxhaj.

Hoxhaj ka shtuar se “Kosova është shtet ma shumë se 70% e shteteve që janë anëtare të OKB-së”.

Duke folur rreth dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë, zëvendëskryeministri Hoxhaj ka theksuar se Kosova është për afatizim të dialogut, por që dialogu duhet të ketë qëllim të matshëm.

“Qëllim i matshëm është njohja e ndërsjellët, anëtarësimi në OKB dhe nënshkrimi i marrëdhënieve diplomatike, janë tri qëllimet tona sa i përket dialogut Kosovë-Serbi”, ka thënë Hoxhaj në intervistë për Telegrafin.

Duke komentuar deklaratat e zyrtarëve serbë Ivica Daçiq dhe Aleksandër Vulin, të cilët kanë thënë se njohja e Kosovës nga Serbia mund të bëhet me shkëmbim territoresh, Hoxhaj ka thënë se çështja e shkëmbimit të territorit nuk është biseduar asnjëherë.

“Shkëmbimi i territorit nuk është në tavolinë, edhe nuk ka qenë asnjëherë në tavolinë”, tha Hoxhaj. Ai shtoi se kundërshtojnë një gjë të tillë, dhe se po të ndodhte diçka e tillë do ta hapte një “Kuti të re të Pandorës” në Ballkan.

“Kosova e kundërshton fuqishëm edhe partnerët tanë ndërkombëtarë e kundërshtojnë dhe çfarë thotë Vulini dhe Daçiqi nuk ka rëndësi, ata janë vetëm papagaj të Rusisë në Ballkan”, u shpreh Hoxhaj.

Ai ritheksoi se nuk ka marrëveshje bilaterale Kosovë-Serbi pa njohje, pa anëtarësim në OKB dhe pa marrëdhënie diplomatike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori