LAJMI I FUNDIT:

Hoxha: Ende jemi duke mbledhur prova lidhur me deportimin e shtetasve turq

Hoxha: Ende jemi duke mbledhur prova lidhur me deportimin e shtetasve turq

Janë bërë një vit që nga deportimi i gjashtë shtetasve turq nga Kosova për në Turqi.

Ndonëse reagime të shumta u ngritën për mënyrën sesi u realizua operacioni për deportimin e tyre, dhe u tha se ishte shkelje e të drejtave dhe lirive të njeriut, ende nuk ka të akuzuar për këtë çështje.


Një vit nga deportimi i gjashtë shtetasve turq, ende asnjë person i akuzuar nga ana e Prokurorisë
Lexo po ashtu Një vit nga deportimi i gjashtë shtetasve turq, ende asnjë person i akuzuar nga ana e Prokurorisë

Prokurori i Prokurorisë Speciale, Sylë Hoxha, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se janë në grumbullim të provave për këtë rast.

“Ne e kemi hapur rastin në vitin e kaluar dhe jemi në grumbullim të provave. Ndërkohë ka ardhur raporti edhe i komisionit parlamentar, i është bashkangjitur shkresave të lëndës dhe do të trajtohet edhe ai raport. Kështu që lënda është në punë dhe jemi duke punuar”, ka thënë ai.

Hoxha tha se nuk ka ndonjë emër ende që mund të përmedet si i akuzuar për këtë rast.

“Ende jemi duke bërë hetime, dhe vetëm kur të ngritët aktakuza japim emra, sepse njëherë nuk kemi”, është shprehur ai.

Ndërsa Komisioni hetimor parlamentar ka konstatuar se gjatë deportimit të gjashtë shtetasve turq të njohur si rasti i gylenistëve, janë bërë 31 shkelje ligjore./Telegrafi/