LAJMI I FUNDIT:

Hoxha: E ardhmja euro-atlantike e vendit tonë, rrugë e vetme

Hoxha: E ardhmja euro-atlantike e vendit tonë, rrugë e vetme

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, në konferencën dyditore ndërkombëtare Com-Sult, me moton “Thirrja e së ardhmes” në Vjenë, ka diskutuar për të ardhmen evropiane të vendit tonë duke vënë në dukje të arriturat dhe sfidat.

“Perspektiva e anëtarësimit të Kosovës në BE, është më lehtë e realizueshme, duke zbatuar me prioritet një nga kriteret kryesore për integrim- sundimin e ligjit. Jemi duke punuar në reformën gjithëpërfshirëse në drejtësi me ndihmën e pakursyer të vendeve mike”, theksoi ministrja Hoxha, transmeton Telegrafi.


Ministrja Hoxha ka diskutuar edhe për të arriturat dhe sfidat duke vënë në pah se fuqizimi i sundimit të ligjit, llogaridhënies dhe efikasitetit janë prioritete të qëndrueshme në Drejtësi ndërsa sundimi efektiv i ligjit është përgjegjësia kryesore. /Telegrafi/