Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka vizituar sot, Gjykatën Themelore në Gjakovë dhe me këtë rast u prit nga Kryetari i Gjykatës Themelore, Vaton Durguti me bashkëpunëtorë.
Ministrja Hoxha, diskutoi për prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë, me theks të veçantë thellimin e bashkëpunimit brenda institucional në sistemin e drejtësisë, si dhe procesin e rishikimit funksional të sektorit të sundimit të ligjit.
“U informuam për punën e kësaj gjykate, numrin e lëndëve, stafin, sukseset dhe sfidat. Bashkëpunimi ynë ndërinstitucional është ngushtë i lidhur me fuqizimin e sundimit të ligjit, transparencën dhe llogaridhënien, në funksion të të cilave është rishikimi funksional i sektorit të sundimit të ligjit. Andaj, ju ftoj të kontribuoni për këtë proces që është tepër i rëndësishëm. Fuqizimi i sundimit të ligjit mbetet prioritet yni i qëndrueshëm në proceset ku ndodhemi dhe nga po shkojmë”, theksoi ministrja Dhurata Hoxha, sepse, theksoi ajo, fuqizimi i sundimit të ligjit është pa alternativë.
Po ashtu, Ministrja, theksoi se të gjithë duhet të jenë pjesë aktive gjatë rishikimin funksional të legjislacionit duke kontribuuar me përvojat që hasen gjatë zbatimit të ligjeve, duke evidentuar mangësitë dhe duke kontribuuar që ato të mënjanohen.
Kryetari i Gjykatës Themelore, Vaton Durguti vuri në dukje se kjo vizitë i kontribuon komunikimit ndërinstitucional, thellimit të bashkëpunimit brenda sektorit të sundimit të ligjit, njohjen me çështjet dhe sfidat e Gjykatës Themelore në Gjakovë dhe kahet e zhvillimit të sektorit të Drejtësisë.
Në takim, Ministrja përgëzoi drejtuesit e Gjykatës për ecurinë e procesit të Digjitalizimit të shërbimeve gjyqësore që pritet të funksionalizohet në të gjitha gjykatat e Kosovës, me ndihmën e Qeverisë norvegjeze. Po ashtu, në takim u diskutua për ndryshimet e synuara në legjislacionin ekzistues, vështirësitë e zbatimit të disa sanksioneve, përfaqësimin në trupat punuese dhe çështjet tjera që lidhen me ngritjen e efikasitetit të gjykatave por edhe për ngritjen e perceptimit pozitiv të qytetarëve të punës së gjyqësorit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City