LAJMI I FUNDIT:

Hoxha: Bujqësinë dhe zhvillimin rural, do ta mbështesim me 200 milion euro

Hoxha: Bujqësinë dhe zhvillimin rural, do ta mbështesim me 200 milion euro

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha në dalje për media bëri të ditura disa nga prioritetet për 4 vitet e ardhshme të Ministrisë që ai drejton.

Hoxha theksoi se bujqësinë dhe zhvillimin rural do ta mbështesin me vlera financiare prej 200 milion euro duke shtuar se do të sigurojnë kushte për prodhimtari fitimprurëse bujqësore.


Këto janë disa nga prioritetet ne katër vitet e ardhshme.

Bujqësinë dhe zhvillimin rural – do ta mbështesim me vlera financiare prej 200 milion euro.

Pagesa në kohë të subvencioneve do të bëhet sipas parimit në vijim:

30 % e shumës të subvencioneve përmasat themelore do të paguhen 30 ditë pas miratimit, ndërsa 70% sipas kalendarit të pagesave.

Do të sigurojmë kushte për prodhimtari më fitim prurëse bujqësore – duke rritur bashkëfinancimin e kostove për sigurimin e naftës së gjelbër. Këtë vit shteti mbulon 50% të kostos dhe kjo përqindje do të rritet çdo vit në mënyrë që deri në fund të vitit 2024 të arrijë të mbulohet 100%.

Do të vazhdojmë procesin e konsolidimit të tokës bujqësore dhe do të motivojmë fermerët e rinj deri në 40 vjeç për të qëndruar në bujqësi – duke dhënë grante deri në 20 mijë euro dhe do të dyfishojmë mbështetjen për grant fermere deri në vitin 2024.

Do të krijohet një fond intervent në programin për pagesat direkte dhe natyrisht përparësia jonë është që të investojmë në infrastrukturën e kullotave përmes partneritetit privato – publik, në sektorin e bujqësisë dhe në ndërtimin e digave dhe sistemeve për furnizim me ujë.

Në trend Lajme

Më shumë
Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Lajme
​Flet avokati i Pal Lekajt për vendimin e 53 milionëshit

​Flet avokati i Pal Lekajt për vendimin e 53 milionëshit

Drejtësi
Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishta takimi i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishta takimi i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Lajme
Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Lajme
Prokuroria thirrje qytetarëve: Nëse jeni viktimë që u janë shpërndarë foto apo video intime nga

Prokuroria thirrje qytetarëve: Nëse jeni viktimë që u janë shpërndarë foto apo video intime nga "Albkings", jepni dëshmitë në polici

Drejtësi
Ngrihet aktakuzë ndaj 18 personave për korrupsion me subvencionet e Ministrisë së Bujqësisë

Ngrihet aktakuzë ndaj 18 personave për korrupsion me subvencionet e Ministrisë së Bujqësisë

Drejtësi
Kalo në kategori