LAJMI I FUNDIT:

Hovenier: Zemrat tona janë me të gjithë ata në Kosovë që po luftojnë me përmbytjet e rënda

Hovenier: Zemrat tona janë me të gjithë ata në Kosovë që po luftojnë me përmbytjet e rënda
Foto: Arkiv

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka reaguar pas vërshimeve në disa rajone.

Hovenier ka thënë se “zemrat tona janë me të gjithë ata në Kosovë që aktualisht po luftojnë me përmbytjet e rënda dhe po përballen me humbje tragjike”.


“Faleminderit reaguesve të parë dhe ofruesve të shërbimeve të urgjencës që janë jashtë në të ftohtë, duke punuar për të mbrojtur qytetarët, shtëpitë dhe bizneset”, ka shkruar ambasadori amerikan në Twitter.

Reshjet e dendura të shiut të enjten shkaktuan vërshime në disa komuna të Kosovës.

Për shkak të dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet, në Mitrovicë dhe Skenderaj, por edhe në Klinë dhe Zubin-Potok, asnjë shkollë nuk ka mbajtur mësim. /Telegrafi/