LAJMI I FUNDIT:

Hovenier pas inaugurimit të “Murit të nderit”: I nderuar t’u bëj homazhe kosovarëve që strehuan fqinjët e tyre hebrenj gjatë Holokaustit

Hovenier pas inaugurimit të “Murit të nderit”: I nderuar t’u bëj homazhe kosovarëve që strehuan fqinjët e tyre hebrenj gjatë Holokaustit

Këtë të mërkurë në Prishtinë është inauguruar “Muri i Nderit”, në shenjë nderimi për sakrificën e shqiptarëve të Kosovës në shpëtimin e hebrenjve gjatë Holokaustit. Në murin që u vendos në Parkun e Qytetit do të qëndrojnë emrat e 23 familjeve që ndihmuan dhe shpëtuan hebrenjtë gjatë Holokaustit.

E në ceremoninë e inaugurimit të këtij muri ka marrë pjesë edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili është shprehur i nderuar për t’u bërë homazhe kosovarëve që kanë strehuar fqinjët e tyre hebrenj.


Nderohen familjet shqiptare që strehuan hebrenjtë gjatë Holokaustit
Lexo po ashtu Nderohen familjet shqiptare që strehuan hebrenjtë gjatë Holokaustit

“I nderuar të marrë pjesë sot në përurimin e ‘Murit të nderit’ në Parkun e Qytetit në Prishtinë, duke i bërë homazhe kosovarëve që u strehuan fqinjëve të tyre hebrenj gjatë Holokaustit. Njerëzimi i tyre i guximshëm duhet të na frymëzojë për të ndihmuar të tjerët në nevojë dhe për të dyfishuar përpjekjet tona drejt një shoqërie të drejtë ku të gjithë jetojnë në dinjitet dhe paqe – një shoqëri ku çnjerëzimi i kaluar kujtohet dhe nuk lejohet të përsëritet kurrë. Kurrë nuk harrojmë”, ka shkruar ai në Twitter.

Në inaugurimin e “Murit të nderit” nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan dhe Shoqata e Miqësisë Kosovë-Izrael, të pranishëm ishin edhe Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, Joseph DioGuardi, Kryetar i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Shirley Cloyes DioGuardi, Drejtoreshë Ekzekutive e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan, Lekë Rezniqi, Shoqata e Miqësisë Kosovë-Izrael, si dhe Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori