LAJMI I FUNDIT:

​Hoti, Vuçiqit: Në çdo takim temë e vetme është njohja reciproke

​Hoti, Vuçiqit: Në çdo takim temë e vetme është njohja reciproke

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, duke komentuar deklaratat e presidentit të Serbisë, Alekandar Vuçiq, ka thënë se në çdo takim temë e vetme është njohja reciproke, në të kundërtën nuk ka normalizim të marrëdhënieve me Serbinë.

Derisa Vuçiq ka thënë se në takimin që do të mbahet më 4 shtator në Uashington, edhe nëse merr pjesë presidenti Tramp, nuk do të diskutojë për njohjen e shtetit të Kosovës, Hoti thotë se në çdo takim temë e vetme është njohja e shtetit të vendit tonë.

“Në çdo takim që kemi tema e vetme për çfarëdo që bisedojmë, çdo gjë është në funksion të njohjes reciproke, ndryshe nuk normalizohen “, ka thënë ai.

Ai tha se si koalicion janë unik sa i përket dialogut me Serbinë.

“Si koalicion jemi plotësisht unik, ju e dini që unë kam kërkuar edhe nga opozita që të jenë pjesë e këtyre zhvillimeve po unë jam duke u angazhuar, duke punuar në bazë të kompetencave kushtetuese për të përfaqësuar shtetin e Kosovës në këto bisedime

Hoti shtoi se delegacionit të Kosovës në Uashington i prin kryeministri, bashkë me kabinetin qeveritar. /kp/