LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Shpend Ahmeti është dembel që nuk punon (Video)

Hoti: Shpend Ahmeti është dembel që nuk punon (Video)

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka thënë se kandidati i VV-së për kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmeti është “dembel që nuk punon”.

“Asnjë hap nuk është bërë përpara në projektet që i ka lënë Isa Mustafa. Në lagjen Ulpiana 45 për qind e lagjes nuk ka ngrohje qendrore, projekti i ngrohjes qindore kur pat filluar në kohën e Isa Mustafës ka mbetur aty ku ka qenë nuk është bërë asnjë punë tjetër, soliterat ende nuk kanë ujë”, ka thënë Hoti.


Ai ka thënë se Shpend Ahmeti në këtë drejtim ka stagnuar. /Telegrafi/