LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Qeveria nuk e mirëpret veprimin e Bordit të Telekomit

Hoti: Qeveria nuk e mirëpret veprimin e Bordit të Telekomit

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti thotë se ka pranuar me shqetësim veprimet e Bordit të përkohshëm të Telekomit të Kosovës, në një situatë të vështirë financiare të kësaj ndërmarrjeje publike të rëndësisë strategjike për vendin.

Hoti thotë se Qeveria do të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm institucionalë për të siguruar kushte për rimëkëmbjen e ndërmarrjes.


“Qeveria e Republikës së Kosovë nuk e mirëpret aspak këtë veprim të Bordit të Telekomit. Vërejtjet e ngritura edhe nga Sindikata e Telekomit janë shqetësuese për Qeverinë si aksionar. Qeveria është e vendosur që të mos lejojë degradimin e mëtejmë të kësaj ndërmarrjeje me rëndësi strategjike për vendin. Prandaj, në cilësinë e aksionarit, Qeveria do të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm institucionalë për të ndaluar veprimet e tilla dhe për të siguruar kushte për rimëkëmbjen e Telekomit të Kosovës”, ka thënë kryeministri Hoti.

Ndërsa, mbrëmë Federata Sindikale e Pavarur e PTK-së ka njoftuar se ka shkëputur të gjitha marrëdhëniet me Bordin e përkohshëm të Telekomit dhe se nuk e njeh atë si bord.

​Federata Sindikale e Pavarur e PTK-së shkëput marrëdhëniet me Bordin e përkohshëm të Telekomit
Lexo po ashtu ​Federata Sindikale e Pavarur e PTK-së shkëput marrëdhëniet me Bordin e përkohshëm të Telekomit

FSP-PTK njofton se këtë vendim e ka marrë për shkak të siç thuhet, veprimeve të papërgjegjshme dhe në dëm të interesave të Telekomit. Me ç’rast i kanë kërkuar Qeverisë së Kosovës shkarkimin e Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve dhe caktimin e një bordi tjetër të përkohshëm . /Telegrafi/