LAJMI I FUNDIT:

Hoti publikon fotografi me Kujtim Shalën – a po e shpalos si kandidat për kreun e LDK-së?

Hoti publikon fotografi me Kujtim Shalën – a po e shpalos si kandidat për kreun e LDK-së?

Kur kanë mbetur edhe pak ditë deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të Lidhjes Demokratike të Kosovës, është ashpërsuar teje mase gara brenda partiake.

Tashmë disa zyrtarë të LDK-së e kanë shprehur gatishmërinë për të qenë pjesë e garës.


Melihate Tërmkolli, ishte e para e cila kishte thënë se mund të jetë kandidate për kryetare të subjektit më të vjetër politik në Kosovë.

Unë mund të jem një prej kandidatëve sepse mendoj se duhet me dalë shumë kandidatë, jo një dhe dy. Duhet me pasë më shumë. Sigurisht që mund të jem”, kishte deklaruar ajo.

Vetëm pak ditë pas saj, ishte zyrtari tjetër Anton Quni ai i cili po ashtu e bëri publike kandidaturën për kryetar të partisë.

Por, këta nuk janë kandidatët e vetëm për kryetar të partisë dikur më të madhe në vend. Madje, nuk janë as kandidatët favorit.

Lutfi Haziri, Lumir Abdixhiku e Kujtim Shala janë tre kandidatët me mundësinë më të madhe për ta marrë nën drejtim LDK-në.

Kur po bëhet gara më e nxehtë, nënkryetari Avdullah Hoti, ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij në Facebook, në të cilën shihet me Kujtim Shalën.

Në mbishkrim ka shkruar “Mirëmbrëma të gjithë anëtarëve të LIDHJES”.

Por, a po paralajmëron diçka Hoti?

Emri i Kujtim Shalës ka qenë ndër më të përmendurit për pasues të Isa Mustafës, që ditë më parë u shpreh se ka dhënë dorëheqje nga posti i të parit në LDK, pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Me gjithë atë, kjo mbetet të shihet në Kuvendin Zgjedhor për kryetarin e ri të LDK-së që do të mbahet më 14 mars.

Sipas statutit të kësaj partie, asnjë kandidaturë për kryetar nuk është e zyrtarizuar pa marrë 50 për qind plus një votë të delegatëve të pranishëm në Kuvend.

Pikërisht kjo ka qenë pika që po kërkohet të ndryshohet nga shumë zyrtarë të LDK-së, njofton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori