LAJMI I FUNDIT:

Hoti për shfuqizimin e Task-forcës antikorrupsion: Ishte antikushtetuese, nuk keni parë gjë akoma

Hoti për shfuqizimin e Task-forcës antikorrupsion: Ishte antikushtetuese, nuk keni parë gjë akoma

Kryeministri Avdullah Hoti ka bërë të ditur se vendimi për krijimin e Task-forcës kundër korrupsionit në Policinë e Kosovës ka qenë antikushtetues.

Hoti në një konferencë për media ka përmendur dy pikat e këtij vendimi që sipas tij nuk kanë qenë në përputhshmëri me ligjin.


“Në pikën e parë të këtij vendimi thuhej Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me EULEX-in kërkon nga Prokuroria Speciale e Kosovës që në kuadër të saj të krijojë një departament special anti korrupsion me qëllim të hulumtimit dhe luftimit të dukurive korruptuese në Kosovë. Në pikën e dytë ia përcakton edhe numrin e prokurorëve ku thuhet se departamenti special anti korrupsion të përbehet nga 8 prokurorë, pesë prej të cilëve do të jenë vendor dhe tre do të emërohen nga autoritetet e EULEX-it… Këtij vendimi i kanë munguar vetëm emrat e prokurorëve…”, tha Hoti.

Ai shtoi se arsyeja e dytë pse e kanë shfuqizuar këtë Task-forcë është se përmes këtij vendimi brenda Policisë së Kosovës janë krijuar struktura joligjore dhe jo në përputhje me ligjin për Policinë e Kosovës.

“Ju garantoj se do të kthejmë ligjshmërinë sipas organizimit ligjor që ka Policia e Kosovës në përputhje me Kushtetutën. Policia do të jetë në dispozicion të organeve të drejtësisë. Jemi të vendosur që të kthejmë ligjshmërinë. Nuk keni parë gjë akoma sa i përket kthimit të ligjshmërinë”, tha Hoti.

Hoti ka folur edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, duke thënë se kjo temë është e mbyllur.

“Nuk pres që asociacioni të bllokoj procesin e dialogut. Sepse është një dakordim edhe me ndërmjetësin për dialog, që tema e asociacionit është temë e mbyllur. Vlen parimi që nuk dakordohemi për asgjë derisa nuk e përmbyllim marrëveshjen. Nuk pres që të bllokohet dialogu për shkak të kësaj, dhe nëse bllokohet nuk do të jetë për shkak tonin”, tha Hoti.

Kryeministri ka folur edhe marrëdhënieve diplomatike me Izraelin.

“Sa i përket Izraelit, dje kemi filluar proceduralisht, të ndjekim procedurat sipas ligjit për të vendosur marrëdhëniet diplomatike. Njohja nga Izraeli është kryer në Shtëpinë e Bardhë. Ministrja e Jashtme është në konsultim për të vendosur atje, në bazë të ligjeve në Kosovë dhe në Izrael”, tha Hoti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori