LAJMI I FUNDIT:

Hoti njofton se po hyn në fuqi marrëveshja për pavarësimin energjetik të Kosovës

Hoti njofton se po hyn në fuqi marrëveshja për pavarësimin energjetik të Kosovës
Foto: Arkiv

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka njoftuar se është vendosur që Marrëveshja e re e Kyçjes, e nënshkruar më 30.06.2020, në mes të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) dhe ENTSO-E, të hyjë në fuqi, me ç’rast e bën të mundur pavarësimin energjetik të vendit tonë.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga Zyra e Kryeministrit.


“Më tej, kryeministri Hoti tha se ENTSO-E, vlerësoi që KOSTT ka plotësuar të gjitha kushtet e parapara me marrëveshje dhe është e gatshme të operojë e pavarur nga Serbia, si Zonë Rregulluese brenda Bllokut Rregullues Kosovë – Shqipëri”, thueht në komunikatë.

“Nga e drejta jonë dhe mbështetja e miqve u bë i mundur pavarësimi energjetik”, tha Hoti.

​Marrëveshja KOSTT-ENTSO-E, Kosova fiton pavarësi energjetike
Lexo po ashtu ​Marrëveshja KOSTT-ENTSO-E, Kosova fiton pavarësi energjetike

Ndryshe, rreth pesë muaj më parë, atëherë ministrja në detyrë e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS), Rozeta Hajdari ka bërë të ditur se kishte përfunduar procesi i votimit për marrëveshjen e re KOSTT- ENTSO-E, me të cilën, sipas saj, vendi ynë fiton pavarësi energjetike. /Telegrafi/