LAJMI I FUNDIT:

Kishte thënë se rritja e subvencioneve është shenjë e varfërisë, Hoti tani kërkon që të përkrahen fermerët nga Ministria e Bujqësisë

Kishte thënë se rritja e subvencioneve është shenjë e varfërisë, Hoti tani kërkon që të përkrahen fermerët nga Ministria e Bujqësisë
Foto: Arkiv

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka thënë se Ministria e Bujqësisë urgjentisht të rrisë subvencionet të kulturave bujqësore.

Reklama

Hoti me anë të një reagimi në Facebook ka thënë se çmimet për farëra, plehra, pesticide dhe ushqim të kafshëve janë rritur mbi 20 për qind.

“Çmimet për farëra, plehra, pesticide dhe ushqim të kafshëve janë rritur mesatarisht me 21 për qind. Nëse nuk rriten subvencionet, kjo çon në më pak ara të punuara e më pak ferma. Ministria e Bujqësisë urgjentisht të rrisë subvencionet: për hektar të kulturave bujqësore, për krerë të bagëtive dhe për litër qumështi”, shkruan Hoti.

Ditë më parë, ai kishte thënë se rritja e subvencioneve dhe zvogëlimi i investimeve është shenjë e varfërisë.

“Mjerë për atë ekonomi ku rriten subvencionet e zvogëlohen investimet. Nuk ka zhvillim ekonomik me subvencione e transfere. Rritja e subvencioneve dhe transfereve është shenjë varfërie”, ka shkruar ai.

Ish-kryeministri i Kosovës ka shtuar se ky raport do të duhej të ishte i kundërt pasi sipas tij në këtë formë nuk zhvillohet ekonomia, por se rritet varësia e qytetarëve nga skemat sociale.

Hoti: Mjerë për atë ekonomi ku rriten subvencionet e zvogëlohen investimet
Lexo po ashtu Hoti: Mjerë për atë ekonomi ku rriten subvencionet e zvogëlohen investimet

“Në vitin 2022, krahasuar me vitin 2019: subvencionet dhe transferet janë rritur për 70 për qind dhe investimet kapitale janë zvogëluar për 21 për qind. 41 për qind të buxhetit e kanë shpenzuar në subvencione dhe transfere (më 2019 ka qenë 30 për qind) dhe 16 për qind të buxhet e kanë shpenzuar për investime kapitale (më 2019 ka qenë 25 për qind)”, pati thënë Hoti. /Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Qytetari tregon tavolinën e ushqimit të mbushur me produkte cilësore vendore

Qytetari tregon tavolinën e ushqimit të mbushur me produkte cilësore vendore

Ekonomi
Dyshohet se domatet e importuara nga Shqipëria përmbajnë sasi të hormoneve, AUV në pritje të rezultateve laboratorike

Dyshohet se domatet e importuara nga Shqipëria përmbajnë sasi të hormoneve, AUV në pritje të rezultateve laboratorike

Jehona Hulaj
A ju besohet se këto fotografi janë realizuar në Kosovë? Mahnituni nga dizajni i jashtëm dhe i brendshëm i Renault Austral

A ju besohet se këto fotografi janë realizuar në Kosovë? Mahnituni nga dizajni i jashtëm dhe i brendshëm i Renault Austral

Auto Mita
Qeveria miraton Projektligjin për Fondin Sovran, Kurti: Do të jetë bërthama e sovranitetit tonë ekonomik

Qeveria miraton Projektligjin për Fondin Sovran, Kurti: Do të jetë bërthama e sovranitetit tonë ekonomik

Ekonomi
Bursa për studentë nga Kosova nga CITY College, Kampusi i Evropës i Universitetit të York-ut

Bursa për studentë nga Kosova nga CITY College, Kampusi i Evropës i Universitetit të York-ut

CITY College
Art House organizon konferencën e parë për digjitizimin dhe digjitalizimin e dokumenteve

Art House organizon konferencën e parë për digjitizimin dhe digjitalizimin e dokumenteve

Art House
Kalo në kategori