LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Me ndarjen e mjeteve për katedralen Notre Dame, e vlerësojmë trashëgiminë kulturore botërore

Hoti: Me ndarjen e mjeteve për katedralen Notre Dame, e vlerësojmë trashëgiminë kulturore botërore

Ndaj një propozimi të kryeministrit të vendit Ramush Haradinaj për ndarjen e mjeteve për katedralen Notre Dame në Paris të Francës ka pasur reagime të shumta nga opozita.

Reagimi i radhës vjen edhe nga shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti.


Hoti në një postim të tij në rrjetin social Facebook ka thënë se Franca nuk ka nevojë për ndihmën e Kosovës kaq simbolike për rekonstruimin e Katedrales.

Mirëpo ai tha se me ndarjen e këtyre mjeteve Kosova si shoqëri dhe shtet e vlerëson trashëgiminë kulturore botërore.

Haradinaj arsyeton propozimin e tij për katedralen e Notre Dame: Një gjest si shenjë falënderimi
Lexo po ashtu Haradinaj arsyeton propozimin e tij për katedralen e Notre Dame: Një gjest si shenjë falënderimi

“Katedralja Notre Dame është pasuri e kulturës botërore. Të gjithë e kemi parë me pikëllim shkatërrimin e këtij simboli të civilizimit dhe kulturës.

A ka pasur nevojë Franca për ndihmën tonë kaq simbolike për rekonstruimin e Katedrales? Sigurisht se jo.

Me ndarjen e këtyre mjeteve, a tregojmë ne si shoqëri dhe shtet se e vlerësojmë trashëgiminë kulturore botërore, si dhe mbështetjen që kemi pasur në momente kritike të ekzistencës tonë nga shteti mik Franca? Sigurisht se po”, ka shkruar në Facebook, Avdullah Hoti.

Ndryshe, kryeministri i vendit Ramush Haradinaj në një konferencë për media ka thënë se duhet bërë kujdes në deklarata mediatike, pasi mbështetja e financiare e Kosovës ndaj shtetit francez është modeste. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori