LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet që të mbikëqyret shfrytëzimi i gazit

Kërkohet që të mbikëqyret shfrytëzimi i gazit

42 persona morën lëndime trupore të martën nga një shpërthim i bombolës së gazit që ndodhi në Ferizaj.

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti në një konferencë për media ka thënë se, është e domosdoshme që të merren veprime për të mbikëqyrur shfrytëzimin e gazit.


Ai po ashtu shprehu keqardhje për familjet e personave që janë lënduar në këtë shpërthim.

“Më vjen keq për rastin që ndodhi dje, dhe shpreh keqardhje për familjet e personave që janë përfshirë. Është e domosdoshme që ne të marrim veprimet e nevojshme për të mbikëqyr shfrytëzimin e gazit edhe për industri edhe për qëllime tjera. Dje kam pasur disa biseda me disa ministra për të parë një proces të mbikëqyrjes së licencimit të mënyrës së shfrytëzimit të gazit për çfarëdo qëllimi. Institucionet tona shëndetësore kanë ofruar shërbimet e tyre të nevojshme. Uroj shërim sa më të shpejt atyre që janë lënduar në këtë aksident”, ka thënë Hoti. /Telegrafi/