LAJMI I FUNDIT:

Hoti kërkon mobilizimin e komunave për luftimin e pandemisë COVID 19

Hoti kërkon mobilizimin e komunave për luftimin e pandemisë COVID 19

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti pati sot një bashkëbisedim (në formë elektronike) me Asociacionin e Komunave të Kosovës, gjatë të cilit ai ua prezantoi kryetarëve të komunave të Kosovës masat e reja që janë ndërmarrë me qëllim të parandalimit dhe menaxhimit të pandemisë COVID 19.

Në njoftim thuhet se Hoti mori përkrahje nga kryetarët e komunave për masat që ka marrë Qeveria e Kosovës pas shtimit të rasteve të të infektuarve me COVID 19, të cilët theksuan gatishmërinë për t’i bashkërenduar të gjitha veprimet e nevojshme, në mënyrë që situata e krijuar të përballohet sa më mirë.


Kryeministri tha se pas konsultimit me ekspertët dhe me drejtuesit e institucioneve kryesore shëndetësore të vendit, si dhe duke i respektuar me përpikëri protokollet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për masat e luftimit të pandemisë COVID 19, me të cilin ka obliguar Ministrinë e Shëndetësisë dhe institucionet kompetente shëndetësore që t’i rrisin kapacitetet me shtretër dhe pajisje mjekësore për t’i trajtuar rastet e prekura me COVID 19.

“Kemi paraparë mobilizimin e stafit shëndetësor në nivel vendi, duke përshirë sipas nevojave edhe ata profesionistë shëndetësorë që nuk janë të angazhuar momentalisht. Në veçanti, do të shtohen kapacitetet në shërbimin e mikrobiologjisë, infektologjisë dhe shërbimeve të tjera të lidhura drejtpërdrejt me rastet COVID 19”, tha Hoti duke kërkuar, me këtë rast, nga kryetarët e komunave që t’i ndërmarrin hapat e nevojshëm për riaktivizimin e Shtabeve emergjente komunale për menaxhimin e pandemisë COVID 19.

Po ashtu, kryeministri theksoi se qeveria do të sigurojë ndarjen e buxhetit për angazhimin e personelit shëndetësor shtesë dhe për pajisjet mbrojtëse të personelit shëndetësor.

“Nga data 6 korrik 2020, duke filluar nga ora 21:00 deri në orën 05:00, kemi ndaluar çfarëdo qarkullimi të personave fizikë jashtë shtëpive/banesave të tyre në Prishtinë, Ferizaj, Prizren dhe Vushtrri, përveç në raste urgjente shëndetësore, sepse ekspertët e shëndetësisë këto komuna i kanë vlerësuar si vatrat më të prekura nga COVID 19”, tha ai, duke kërkuar bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë në mes të Qendrës së Situatave dhe Shtabeve komunale të menaxhimit të pandemisë COVID 19, të cilat duhet të riaktivizohen me kapacitet të plotë.

Duke iu përgjigjur pyetjeve dhe shqetësimeve të kryetarëve të komunave të Kosovës, të cilat kryesisht ndërlidheshin me përgjegjësitë dhe autorizimet e inspektorateve sanitare dhe me numrin e pamjaftueshëm të inspektorëve komunalë sanitarë, kryeministri Hoti tha se komunat mund të angazhojnë, sipas nevojave të tyre, inspektorë shtesë, të cilët duhet t’i ndërmarrin të gjitha masat e parapara ndaj personave fizikë dhe juridikë, duke përfshirë edhe shqiptimin e gjobave, sipas kompetencave që ua japin ligjet në fuqi.

Ndërsa, sa i përket rifillimit të procesit mësimor në institucionet shkollore, në muajin shtator, kryeministri Hoti ritheksoi se Qeveria e Kosovës do t’u përmbahet protokollove të OBSH-së dhe me kohë do të dalë me qëndrim për këtë çështje.

Gjithashtu, duhet të theksohet se shumica e kryetarëve të komunave shtruan si shqetësim procedurat e testimit për COVID 19, ndërsa kryeministri Hoti i njoftoi ata se Qeveria, nëpërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, do të mundësojë decentralizimin e këtij procesi, nëpërmjet  licencimit të institucioneve private shëndetësore për të kryer testime për COVID 19, në përputhje me ligjet në fuqi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Drejtësi
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Mot me shi - mundësi për vërshime në disa zona

Mot me shi - mundësi për vërshime në disa zona

Lajme
Kalo në kategori