LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Kam lejuar zgjedhjet e Serbisë në veri të Kosovës përmes OSBE-së

Hoti: Kam lejuar zgjedhjet e Serbisë në veri të Kosovës përmes OSBE-së

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se ka lejuar të mbahen zgjedhjet në veri të Kosovës, siç ka ndodhur edhe më herët nëpërmjet OSBE-së.

Këto komente Hoti i bëri gjatë vizitës në Pejë,  ku foli edhe për vizitën e 27 qershorit në Uashington, duke thënë se presin që të rifillojë dialogu me Serbinë


“Nga viti 2011-12 ka një aranzhim në mes të institucioneve të Kosovës dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë për organizimin dhe menaxhimin e mbledhjes së votave në Kosovë. Unë kam lejuar mbajtjen, të njëjtat aranzhime që kanë egzistu më herët për këto lloj zgjedhje edhe tash përmes OSBE”, deklaroi Hoti, raporton KP.

Sa i përket vizitës në Uashington, Hoti tha se në takim do të vihet theksi mbi bashkëpunimin ekonomikë në mes të dy shteteve.

“Fokusi siç është bërë i ditur nga zyrtarë të administratës Amerikane, do të jetë në bashkëpunimin ekonomik në mes dy vendeve. Me ministrin e infrastrukturës dhe kabinetin qeveritarë, jemi duke i zhvillu ide tona, projekte madhore infrastrukturore që e ndryshojnë komplet peizazhin ekonomikë në Kosovë dhe në regjion. Janë disa projekte që unë besoj për një periudhë afat mesme do ta kthejnë Kosovën në qendër të aktivitetit ekonomikë në nivel të regjionit”, tha Hoti.

Këto komente, kryeministri Hoti i bëri nga qyteti i Pejës, ku së bashku me kabinetin qeveritarë vizituan këtë komunë për të parë nga afër menaxhimin e pandemisë.

Derisa edhe një herë ka bërë thirrje për kujdes të shtuar.

“Bashkë me kabinetin qeveritar erdhëm në Pejë për të diskutuar me kryetarin e komunës, për bashkërendimin e aktiviteteve për të luftuar strukturat për luftimin e pandemisë, si dhe për të ndarë opinionet tona se si duhet të jenë të përfshira komunat në fondin për rimëkëmbje ekonomike që është prej e buxhetit tani më prej 384 milionë euro. Pas kësaj do të vazhdojmë një ecje në bjeshkët e Rugovës si formë e promovimit të turizmit malorë”, tha ai.

Ndërsa, kryetari i kësaj komune, Gazmend Muhaxheri, tha se kanë njoftuar kryeministrin për sfidat që po hasin gjatë pandemisë.

“Patëm nderin me pas në vizitë kryeministrin e Kosovës, e njoftuam për gjendjen aktuale në komunën e Pejës, me sfidën e virusit korona, si dhe me problemet ekonomike që ka komuna e Pejës”, tha ai

Gjatë ditës, Hoti do të vizitoi edhe bjeshkët e Rugovës, si formë e promovimit të turizmit malorë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Kurrë në jetë nuk kam pas tokë, vetëm kur e pash që mi kanë bartur 10 hektarë", Peci citon serbin që i ishte bartur pronësia me një vendim të vitit 1976

Lajme
I dyshuari për vrasjen në Pejë ishte i dënuar për dhunë në familje, prokurori Qavolli: Vrasje makabre, i pandehuri është ndaluar për 48 orë

I dyshuari për vrasjen në Pejë ishte i dënuar për dhunë në familje, prokurori Qavolli: Vrasje makabre, i pandehuri është ndaluar për 48 orë

Lajme
Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, hidhen poshtë disa nga amendamentet që do ta komplikonin këtë proces

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, hidhen poshtë disa nga amendamentet që do ta komplikonin këtë proces

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës, presidentja Osmani me mesazh për anëtarët e Asamblesë Parlamentare pak orë para votimit

Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës, presidentja Osmani me mesazh për anëtarët e Asamblesë Parlamentare pak orë para votimit

Lajme
Vrasja e rëndë në Pejë, Muhaxheri: Ditë e trishtë për qytetin, të kërkojmë drejtësi për viktimën

Vrasja e rëndë në Pejë, Muhaxheri: Ditë e trishtë për qytetin, të kërkojmë drejtësi për viktimën

Lajme
Kalo në kategori