Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti kritikon qeverinë për mungesën e dialogut social me SBAShK-un. Derisa thotë se kërkesat e sindikatave janë të arsyeshme për t’u përmbushur, bënë thirrje që sa më shpejtë të procedohet ligji i pagave.
Në një intervistë për KosovaPress, Hoti ndër të tjera flet edhe për pakon e re të qeverisë kundër inflacionit, për çka konsideron se është e vonuar dhe joadekuate.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës thotë se është krejtësisht e përballueshme për buxhetin e shtetit që të plotësojë kërkesën e SBAShK-ut, në vlerë prej 100 euro deri në ligjin e pagave.
“Mungesa e dialogut social tash e një kohë e ka sjellë këtë situatë…Besoj që kësaj radhë janë plotësisht të realizueshme për faktin që kërkesat e tyre nuk është shumë e madhe. Ajo që është më e rëndësishme që të hyrat buxhetore janë të mira, kryesisht për shkak të inflacionit të lartë, rritjes së të hyrave buxhetore nga tatimet, kështu që është krejtësisht e përballueshme për buxhetin e shtetit që të plotësoj këtë kërkesë. Kërkesa e sindikatës e arsyeshme për faktin që është vonuar ligji i pagave, pa asnjë arsye deri më tash… krejt çfarë është dashur të bëjë kjo qeveri është të rishikoj eventualisht, të diskutojë me sindikatat përkatëse, me grupet e ndryshme të interesit dhe ta procedojë këtë ligj në kuvend”, vijoi ish-kryeministri.
Ndërsa lidhur me pakon e re kundër inflacionit, Hoti tha se është e vonuar. Sipas tij, masë adekuatë për t’u përballë me këto probleme do të ishte rritja proporcionale e pagave, pensioneve, asistencës sociale.
“E vonuar dhe joadekuate. I vonuar sepse nga muaji mars kemi kërkuar si opozitë që të ndërmerren masat e nevojshme prej se ka filluar të rritet inflacioni, në muajt e parë të verës atëherë në maj, veçanti ku inflacioni shkoj shumë lartë sikurse edhe ne vende e tjera, pra kjo pako është tepër e vonuar dhe është joadekuate. Masë adekuatë për t’u përballë me këto probleme do të ishte rritja proporcionale e pagave, pensioneve, asistencës sociale, subvencionet për bujqësi dhe fusha të tjera në përputhje me normën e inflacionit.. Ka katër pesë muaj që familjet në Kosovë iu kanë rënë të ardhurat reale në 30-40% për shkak të rritjes së çmimeve”, tha ai.
Ndërkaq sa i përket implementimit të marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë për targat, respektivisht për reciprocitet, thotë se duhet të ruhet rendi dhe qetësia përmes institucioneve të Kosovës.
“Shpresojmë që do të koordinohen veprimet me partnerët tanë ndërkombëtar, të ruhet rendi dhe qetësia në atë pjesë të Kosovës, të mos ketë asnjëherë nevojë që të angazhohet KFOR-i në atë pjesë. Rendi dhe qetësia të ruhet dhe të vendoset përmes institucioneve të Kosovës, Policisë së Kosovës dhe organeve të tjera mbështetëse”, tha Hoti.
Ish-kryeministri i Kosovës foli edhe për tërheqjen e kursimeve prej 30% nga Trusti. Ai tha se qasja e Qeverisë kundër tërheqjes së mjeteve është e gabuar.
“Në fillim në parim kam qenë kundër kësaj ideje, nuk është ndërmarr asnjë veprim për të ndihmuar qytetarët në këtë kohë të krizës. Janë shpërndarë më herët nga 100 euro për familje, për persona të punësuar. Është ndihmë e njëhershme dhe kanë kuptim në rast se është kriza si në kohën e pandemisë që njerëzit humbin vendin e punës për një periudhë, janë të bllokuar, të izoluar në shtëpi për shkak të COVID-it dhe t’i i jep një ndihmë të njëhershme edhe sapo të kaloj ajo periudhë personat, familjet i kthehen jetës së zakonshme. Inflacioni nuk është një pasojë kosto e njëhershme për familjet por është një kosto e vazhdueshme, nëse iu ke dhënë njerëzve një herë 100 euro, ato nuk e mbulojnë as koston shtesë të shpenzimeve të familjes të një muaji, lerë më të vazhdohet në muajt e tjerë. Besoj që është gabim kjo qasje dhe pasojat jemi duke i vuajtur që të gjithë”, tha Hoti për KosovaPress.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
30 vjet në shërbim të edukimit dhe të kulturës: Shtëpia botuese “Dukagjini” ju uron Ditën Botërore të Librit
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?
Nesër mbahet shitja e 65-të aseteve e Agjencisë Kosovare të Privatizimit
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks
Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com
Veç thuj ej, EI Taxi është knej
Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj