Ministri i Financave Avdullah Hoti priti sot në takim u.d. drejtorin e përgjithshëm të Doganës së Kosovës Fahri Gashi me të cilin biseduan për zhvillimet në Doganën e Kosovës.
Gjatë takimit Ministri Hoti tha se Dogana e Kosovës po tregon një performancë shumë të mirë në realizimin e planit të të hyrave, si dhe shtoi se prioritet i Qeverisë së Kosovës është edhe luftimi i ekonomisë joformale dhe për këtë duhet që të kemi një angazhim sa më të madh për eliminimin e kësaj dukurie, në mënyrë që bizneset të cilat operojnë në vendin tonë të kenë trajtim të barabartë.
Me këtë rast, ministri Avdullah Hoti theksoi se duhet të kemi një kujdes edhe më të madh në fushën e ofrimit të shërbimeve sa më të mira për bizneset.
Ndërsa, u.d. drejtori i përgjithshëm i Doganës Fahri Gashi duke e falënderuar Ministrin Hoti për përkrahjen ndaj Doganës e njoftoi atë për planin e punës dhe objektivat e Doganës së Kosovës për vitin 2017 i cili së shpejti do të dorëzohet në Qeveri për aprovim.
Ai gjithashtu e njoftoi ministrin Avdullah Hoti për realizimin e planit për të hyrat doganore për muajin tetor, luftimin e ekonomisë joformale, si dhe për rritjen e efikasitetit në punë të doganierëve dhe stafit të Doganës në përgjithësi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Holiday In 2” ofron stilin e jetesës që ju meritoni
RIT Kosovo (A.U.K) organizon ngjarjen vjetore Gala Dinner - “Support Kosova’s Next Success Story”
Njoftim për ish punëtorët e 10 ndërmarrjeve shoqërore
Aplikimet estetike janë më të sigurta në duar me përvojë
Këto janë 7 kompanitë gjigante që vlejnë së bashku 14 trilionë dollarë – por ja sa fitojnë CEO-t e tyre
Besim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit